SOT, MOT I VRANĖT DHE ME RESHJE SHIU

SOT, MOT I VRANĖT DHE ME RESHJE SHIU

Sot në vendin tonë do të jetë mot i vranët dhe me reshje shiu. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur për ATSH-në se gjatë ditës së hënë vendi ynë do të ndikohet nga periferia e presionit atmosferik të ulët, me qëndër në detin Mesdhe dhe nga masa ajrore të paqëndrueshme në lartësi. Në këto kushte moti parashikohet të jetë me vranësira të ndërrueshme dhe me reshje shiu.
Era do të fryjë në drejtim të Juglindjes me shpejtësi 8 m/sek. Ndërsa valëzimi në bregdet parashikohet të  arrijë deri në 4 ballë.
Temperaturat më të ulta në zonat malore, ato të ulta dhe zonat bregdetare do të luhaten nga 5 në 12 gradë, ndërsa temperaturat më të larta pritet të arrijnë deri në 23 gradë celcius.
 
     Temperaturat më të ulta dhe më të larta në qytetet kryesore parashikohen si më poshtë:

     Tiranë             11  dhe     21    
     
     Shkodër           9  dhe     21        

     Durrës            12  dhe     23   

     Lezhë               9  dhe     22
    
     Kuçovë            9  dhe     23
     
     Gjirokastër     12  dhe     16
     
     Peshkopi          5  dhe     16 

     Elbasan          12    dhe   21
     
     Kukës              7  dhe     18     
   
      Korçë             5  dhe     14
    
      Vlorë            11   dhe     21

      Sarandë        12    dhe    22

Ditën e martë vendi do të ndikohet nga fusha barike e presionit të ulët dhe nga masa ajrore të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje shiu dhe shtrëngata shiu me intensitet mesatar.
Era do të fryjë në drejtimin Perëndim - Jugperëndim  me shpejtësi 10 m/sek. Valëzimi në bregdet pritet të arrijë deri në  5 ballë. Ndërkohë, temperaturat më të ulta dhe më të larta nuk pritet të kenë ndonjë ndryshim.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek