KUR KREMTOHEN PASHKĖT

KUR KREMTOHEN PASHKĖT

Pas lutjes në kor "Ati ynë, që je në qiell...", andej nga fundi, besimtarët do t'i përshëndeste dhe Nunci Apostolik, imzot Ingles-i. "Natë e madhe, natë gëzimi, natë e ringjalljes," do ta cilësonte Shkëlqesia e Tij në fjalën e vet këtë natë Pashkësh, tek u përcillte besimtarëve katolikë përshëndetjet e Papa Benediktit XVI.
"Shkoni në paqë," do ta mbyllte meshën Imzot Mirdita, rreth një orë e gjysmë pas mesnatës së 11 prillit, ndërsa pothuaj në të njëjtën kohë anembanë botës recitohej e fundmja "Et messa ist".
     Marshimi i ungjillorëve
Të dielën e Pashkëve, ndërsa në Katedralen e Shën Palit bëheshin përgatitjet e fundit për meshën e orës 11.00, në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë ishin grumbulluar qindra besimtarë, anëtarë të Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, tek bëheshin gati të fillonin marshimin e tyre drejt Sheshit "Nënë Tereza", ku do të zhvillonin shërbesën festive në natyrë të hapur. 
Një marshim i qetë, kryesuar nga tre besimtarë që mbanin në duar kryqin, flamurin shqiptar e një tabaka "me bukën dhe gjakun e Krishtit" tërhoqi vëmendjen e qytetarëve që asokohe shëtisnin nëpër bulevardin kryesor të Tiranës. 
"Jemi këtu si dëshmi e dashurisë së Perëndisë duke ardhur nga qytete të ndryshme, nga kisha të ndryshme ungjillore për të dëshmuar edhe një herë se Krishti është gjallë dhe se Ai mund të flasë sot përmes jetës së secilit prej nesh," do të thoshte në fjalën e tij pastor Fitor Muça, kreu i kësaj Vëllazërie Ungjillore, përpara se të kryente bekimin e institucioneve për mbrothësi në punë për të mirën e Shqipërisë.
Një kor të rinjsh e një grup muzikantësh e këngëtarësh besimtarë shoqëronin gjatë gjithë kohës ceremoninë me këngë ritmike fetare, një traditë kjo e panjohur më parë në vend. 
Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë është një sekt që vazhdon të ecë në gjurmët e rilindasve ungjillorë shqiptarë, si shumë anëtarë të njohur të familjeve Qiriazi, Luarasi e Sotiri. 
Parada e Pashkëve është një eveniment që e ka origjinën në Nju Jork të SHBA-ve e daton në mes të shekullit të 19-të, për të arritur kulmin në mesin e shekullit të 20-të, pas Luftës së Dytë Botërore. Sot e kësaj dite zhvillohet parada e Pashkëve në Manhatan, por që është një aktivitet që e ka humbur kuptimin religjioz.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek