Durrės, sherr nė lokal plagoset me armė polici

Durrės, sherr nė lokal plagoset me armė polici

• Plagosen dy persona në një lokal në plazhin e Durrësit, njëri prej të cilëve polic në Dibër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të ditës së sotme, ku dy të plagosurit janë konfrontuar me një person i cili ishte i armatosur. Të plagosurit kanë marrë dëmtime të lehta në këmbë dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorit të kësaj plagosjeje. 
Është plagosur me armë zjarri polici Vlash Ashiku, 27 vjec në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të ditës së sotme në një lokal në plazhin e këtij qyteti. Polici 27 vjeçar nga Dibra, Ashiku, kishte ardhur në Durrës për të takuar mikun e tij Sehad Muda. Ndërsa ndodheshin në lokal janë konfrontuar me një person, i cili ishte i armatosur dhe u ka qëlluar. Mësohet se polici, i cili në momentin e konfrontimit ishte i veshur civil dhe miku i tij kanë marrë plagë të lehta në këmbë. Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësorë. Autori i kësaj plagosje i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes është shpallur në kërkim. Sipas burimeve policore mësohet se shkak i këtij sherri ka qenë për motive banale.


news 24
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek