SOT, MOT ME VRANĖSIRA TE NDERUESHME, NDERSA NE ZONAT LINDORE, EDHE SHIRA

SOT, MOT ME VRANĖSIRA TE NDERUESHME, NDERSA NE ZONAT LINDORE,  EDHE SHIRA

Sot, në vendin tonë do të jetë mot me vranësira të ndrueshme, ndërsa në zonat Lindore, në mesditë nuk përjashtohen dhe reshje shiu. 
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se, vendi do të ndikohet nga qendra e presionit atmosferik të ulët në forcim gradual, me ajrore të paqëndrueshme në lartësi. 
Era do të fryjë nga Juglindja me shpejtësi deri në 9 m/sek. Valëzimi në bregdet parashikohet të arrijë deri 4 në ballë. Ndërkohë, pritet një rritje e vogël e temperaturave maksimale, me 1 gradë celsius. 

     Temperaturat më të ulta dhe më të larta në qytetet kryesore parashikohen si më poshtë:

     Tiranë              11 dhe     17    
     
     Shkodër           10  dhe     21        

     Durrës              11  dhe     20   

     Lezhë             12  dhe      21
    
     Kuçovë           9   dhe     16
     
     Gjirokastër      9   dhe     15
     
     Peshkopi         3   dhe     12 

     Elbasan           10   dhe     18
     
     Kukës             7   dhe     14     
   
      Korçë            3    dhe     11
    
      Vlorë            10   dhe     18

      Sarandë        11    dhe    19

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga periferia e presionit atmosferik normal, ndërsa moti parashikohet të jetë i kthjellët, me vranësira të pakta, deri në mesatare.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek