Policia kufitare e qarkut të Vlorës sekuestroi sot 150 kg lëndë narkotike në
bregdetin e Dhërmiut, rreth 50 km në jug të qytetit të Vlorës si
dhe shoqëroi disa persona të cilët dyshohet të kenë dijeni për këtë
sasi.
Drejtori i policisë kufitare
dhe migracionit në qarkun e Vlorës, Myzafer Elezi tha për ATSH-në "se
lënda narkotike e llojit canabis sativa e vendosur në disa çanta u gjet
e fshehur në disa shkurre në breg të detit". Një grup hetimor ka nisur
punën për zbardhjen e këtij rasti (origjinën e sasisë së drogës, ose
trafikimin e mundshëm të saj).
ShtypiDites