Sot në vendin tonë do të jetë mot i kthjellët dhe i ngrohtë. Shërbimi
Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se gjatë ditës së enjte vendi ynë
do të ndikohet nga periferia e presionit atmosferik të lartë. Masat
ajrore që qarkullojnë do të jenë të ngrohta, me origjinë Mesdhetare.
Moti do të jetë i kthjellët, me kalimin e vranësirave të pakta gjatë
mesditës.
Era do të fryjë në drejtimin Veriperëndim-Verilindje me shpejtësi deri 8m/sek. Valëzimi në bregdet do të arrijë deri në 4 ballë. Temperaturat
më të ulta në zonat malore, atë të ulta dhe zonat bregdetare do të
variojnë nga 5 në 10 gradë, ndërsa ato të larta nga 18 në 23 gradë
celcius.
Temperaturat më të ulta dhe më të larta në qytetet kryesore parashikohen si më poshtë:
Tiranë 11 dhe 22
Shkodër 8 dhe 21
Durrës 10 dhe 23
Lezhë 12 dhe 22
Kuçovë 9 dhe 22
Gjirokastër 10 dhe 19
Peshkopi 5 dhe 17
Elbasan 10 dhe 21
Kukës 9 dhe 18
Korçë 6 dhe 15
Vlorë 11 dhe 22
Sarandë 12 dhe 23
Ditën e premte vendi ynë do
te ndikohet nga periferia e fushës barike të presionit në vlera
normale. Do të jetë në qarkullim një masë ajrore e qendrueshme
Mesdhetare, relativisht e lagësht dhe e ngrohtë. Moti do të jetë i
kthjellët dhe me kalimin e vranësirave deri mesatare në pjesën e dytë
të ditës.
Era do të fryjë në
drejtimin Veriperendim-Verilindje me shpejtësi deri në 8 m/sek.
Valëzimi në bregdet parashikohet deri në 4 ballë.
Ndërkohë, pritet një rritje e lehtë e temperaturave maksimale.
| Tiranë | 19 | °C | |
| Prishtinë | 16 | °C | |
| Ulqin | 19 | °C | |
| Shkup | 16 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |