Presidenti
i Republikës, Bamir Topi, dekretoi të premten disa ndryshime në
ligjin "Për dëmshpërblimin e ish- të dënuarve politikë të regjimit
komunist", i cili synon zgjerimin e rrethit të përfituesve për të
krijuar barazi në trajtimin e kësaj shtrese.
Ligji
i miratuar nga Kuvendi më 2 prill me votat e maxhorancës, ishte
propozuar nga Ministria e Drejtësisë, në mbështetje dhe plotësim të
iniciativës ligjore të deputetit të PD-së, Astrit Bushati. Ai
parashikon dëmshpërblim për familjarët e viktimave të ekzekutuara
padrejtësisht pa gjyq, për motive politike, gjatë periudhës 30 nëntor
1944 - 1 tetor 1991. Diskutimi i ligjit u shoqërua me debate të forta
në parlament për shkak të qëndrimeve të kundërta nga të dy
palët. Ndërsa maxhoranca e cilësoi ligjin "një akt ligjor
dhe njerëzor ndaj ish-të përndjekurve të regjimit komunist", opozita
tha se "ai dëmshpërblen kolaboracionistët".
Zyra
e shtypit e Presidencës bëri të ditur se Presidenti Topi dekretoi sot
edhe një ndryshim në ligjin "Për kontabilitetin dhe pasqyrat
financiare".
ShtypiDites