Mijëra emigrantë që kishin
ardhur në Shqipëri për të festuar Pashkët, i janë drejtuar paraditen e
sotme (e hënë) vendkalimit kufitar të Kapshticës, 25 km larg qytetit të
Korçës, për t'u rikthyer në vendet e punës në Greqi, duke shkaktuar
kështu rradhë në këtë pikë doganore.
Dritan Sheme, komandant i
policisë kufitare në Kapshticë, tha për ATSH-në se "nga mëngjesi i
sotëm deri në mesditë mbi 2200 emigrantë kanë kryer procedurat e
kalimit të kufirit dhe kanë udhëtuar në Greqi". Ndërkohë, sipas tij,
dhjetra autovetura dhe disa autobuzë kanë qëndruar për pak kohë në
pritje për të kryer këto procedura.
"Pala
shqiptare në doganën e Kapshticës ka rritur në 5 numrin e sportele për
të përballuar në një kohë sa më të shkurtër verifikimin e dokumenteve
të emigrantëve dhe vendosjen e vulave të kalimit kufitar", tha Sheme
duke shtuar se edhe nga pala greke po punohet me 4 sportele,
Sipas burimeve të policisë kufitare në Kapshticë, me rastin e festës së Pashkës kanë hyrë nga Greqia afro 70 mijë persona
ShtypiDites