APELI HEQ SEKUESTRON PËR PRONAT E FAZLLIÇ

APELI HEQ SEKUESTRON PËR PRONAT E FAZLLIÇ

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për të  hequr  masën e sekuestros për pronat e biznesmenit boshnjak, Damir Fazlliç. 
Në këtë mënyrë, Gjykata e Apelit i ka dhënë të drejtë palës mbrojtëse, e cila kishte ankimuar vendimin e prokurorisë së Tiranës për sekuestrimin e pasurive të biznesmenit Fazlliç. 
Hetimet ndaj boshnjakut Fazlliç nisën në tetor të vitit 2008 nga Prokuroria e Tiranës, e cila dyshon se ai ka kryer  pastrim parash në Shqipëri. Në funksion të këtij hetimi, Prokuroria vendosi sekuestron mbi pasuritë e biznesmenit boshnjak, ndër të tjera edhe disa troje në qytetin e Durrësit.  Ndërkohë, pala mbrojtëse, duke kundërshtuar si të pabazë vendimin e prokurorisë së Tiranës, bëri ankimim në Gjykatën e Shkallës së Parë. 
Në përfundim të  procesit në fjalë, kjo Gjykatë vendosi shfuqizimin e masës së sekuestros për pasuritë e Fazlliç, vendim i cili është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit. 
Gjatë ballafaqimit me prokurorinë e Tiranës, biznesmeni Damir Fazlliç mësohet se ka hedhur poshtë dyshimet e ngritura ndaj tij për pastrim parash në vendin tonë


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek