SOT, SHIRA NE TE GJITHE VENDIN

SOT, SHIRA NE TE GJITHE VENDIN

Sot, në vendin tonë do të jetë mot me reshje shiu në të gjithë teritorin. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur, se vendi do të ndikohet nga vlera të ulta të presionit atmosferik, me masa ajrore të paqëndrueshme, të lagta dhe më të freskëta. 
Era do të fryjë në drejtimin juglindje-jugperëndim me shpejtësi deri në 15 m/sek. Valëzimi në bregdet parashikohet deri në 5 ballë.
Temperaturat do të pësojnë ulje deri në 4 gradë celsius më pak për temperaturat më të ulta dhe 2 gradë më pak ato maksimale.   
     Temperaturat më të ulta dhe më të larta në qytetet kryesore parashikohen si më poshtë:

     Tiranë              14 dhe     21    
     
     Shkodër           11 dhe    18        

     Durrës             11  dhe    19   

     Lezhë              14  dhe    19
    
     Kuçovë           11  dhe   20
     
     Gjirokastër      14   dhe    19
     
     Peshkopi          7   dhe    14 

     Elbasan            13  dhe     22
     
     Kukës               10  dhe     17     
   
      Korçë              6    dhe     13
    
      Vlorë               13   dhe    20

      Sarandë           11    dhe    21

Ditën e mërkurë, moti do të karakterizohet nga vlera të ulta të presionit atmosferik, me masa  ajrore të paqëndrueshme, me vranësira të dendura dhe rreshje shiu, ndërsa parashikohet zbritje të lehtë të temperaturave. Deri në në fund të muajit, parashikohet të jetë mot i paqendrueshëm. 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek