VITI I RI AKADEMIK- UT PROPOZON TARIFAT PËR PROGRAMET E STUDIMIT

VITI I RI AKADEMIK- UT PROPOZON TARIFAT PËR PROGRAMET E STUDIMIT

Me shtimin e kuotave të pranimeve në fakultetet publike të vendit për vitin akademik 2009-2010 nga universitetet janë propozuar edhe tarifës e shkollimit. Aktualisht fakultetet e Universitetit të Tiranës (UT) i kanë dërguar propozimet e tyre në lidhje me tarifat e studimit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, e cila pas rishikimit do t’i kalojë për miratim pranë kabinetit qeveritar.
Studimet e larta pranë fakultetit të Gjuhëve të Huaja, sipas UT-së do të kushtojë rreth 85 mijë lekë në vit pothuajse për të gjitha programet studimore që ofrohen. Edhe në degët që ofrohen pranë Fakultetit të Mjekësisë dhe atij të Drejtësisë, një student do të duhet të paguajnë rreth 40 mijë lekë gjatë vitit mësimor për të vijuar studimet e larta për programet e studimit ku shpallen fitues.
Ndërsa tarifa vjetore për fakultetin e Historisë dhe i Filologjisë është 20 mijë lekë dhe Fakulteti i Ekonomisë 25 mijë lekë. Të njëjtën tarifë vjetore ka propozuar edhe fakulteti i Infermierisë,  Fakulteti i Shkencave Sociale ka propozuar shumën e 30 mijë lekëve për të gjitha degët universitare. Degët e Shkencave të Natyrës do varjojnë me tarifa nga 30 mijë deri në 13 mijë lekë në vit.
Brenda pak ditëve pritet të detajohet dhe shpërndarja e degëve në formularin A-2, i cili do të jetë vendimtar në caktimin e preferencave për të gjithë kandidatët që duan të ndjekin studimet e larta në universitetet publike për 2009-2010. Kandidatët do të kenë më shumë se dy javë kohë për plotësimin e formularit të preferencave, i cili do të dorëzohet më datën 2 korrik 2009


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek