Sot, në vendin tonë do të jetë mot me alternime vranësirash dhe
kthjellime, por dhe reshje të dobta lokale shiu. Shërbimi Meteorologjik
Ushtarak bëri të ditur për ATSH-në, se vendi ynë do të ndikohet nga periferia e presionit atmosferik të ulët, me vranësira të çrregullta, altrenime dhe kthjellime.
Masat
ajrore që qarkullojnë do të jenë të paqëndrueshme, të lagështa e të
ngrohta. Moti do të jetë me vranësira të çrregullta ku nuk përjashtohen
dhe reshje të dobta, kryesisht në juglindje të vendit.
Era do të fryjë në drejtimin Juglindje-Verilindje me shpejtësi 10 m/sek. Valëzimi në bregdet do të arrijë deri në 4 ballë.
Temperaturat më të ulta dhe më të larta në qytetet kryesore parashikohen si më poshtë:
Tiranë 11 dhe 20
Shkodër 11 dhe 18
Durrës 11 dhe 22
Lezhë 12 dhe 21
Kuçovë 8 dhe 22
Gjirokastër 10 dhe 18
Peshkopi 6 dhe 16
Elbasan 11 dhe 21
Kukës 9 dhe 18
Korçë 6 dhe 18
Vlorë 10 dhe 22
Sarandë 10 dhe 21
Ditën
e premte vendi do të ndikohet nga periferia e presionit atmosferik të
lartë. Masat ajrore në qarkullim do të jenë të qëndrueshme, të
lagështa e të ngrohta. Moti do të jetë i kthjellët, me vranësira
mesatare.
| Tiranë | 20 | °C | |
| Prishtinë | 16 | °C | |
| Ulqin | 20 | °C | |
| Shkup | 16 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |