RRETH 400 STUDENTË PËRFITOJNË PRAKTIKA PROFESIONALE
Vendos në Facebook

RRETH 400 STUDENTË PËRFITOJNË PRAKTIKA PROFESIONALE

Rreth 350- 400 studentë të sapodiplomuar në rang vendi do të përfitojnë sërish këtë vit nga zbatimi i programit gjashtë mujor "Praktikat profesionale për të rinjtë që kanë mbaruar arsimin e lartë”.                                                                                                                  Ky program, zbatimi i të cilit nisi në muajin shkurt në të gjitha zyrat e punësimit në vend, ka përfshirë deri tani 300 studentë. “Këta të rinj po kryejnë praktika profesionale në 50 subjekte, ku 70% e tyre janë biznese private, me një fond prej 17 milionë lekë”, tha  për ATSH-në Vasilika Avdiu, Shefe e Sektorit të Nxitjes së Punësimit në Shërbimin Kombëtar të Punës. 

Subjektet që kanë shfaqur interesin për punësimin e studentëve, sipas Avdiut, i përkasin fushës së shëndetësisë, kontabilitetit, juridike, inxhinierisë, etj. Programi funksionon pothuajse në të gjitha rrethet e vendit si Tiranë, Shkodër, Sarandë, Korçë, Devoll, Kolonjë, Tropojë, etj.   

Avdiu tha se priten edhe rreth 100 aplikime të tjera nga studentë të interesuar. Ata mund të nisin aplikimin pranë Drejtorive Rajonale të Punës ose në web-in e Ministrisë së Punës. 
Ky program, i cili ka nisur që në 2007, është shtrirë në të gjithë vendin, ndërsa për Tiranën është pothuaj dyfishuar si fondi, ashtu edhe numri i përfituesve. 
Këtë vit, duke parë interesin e të rinjve dhe biznesit ndaj programit të praktikave profesionale, Zyra Rajonale e Punës në Tiranë do të presë nga 100 –150 studentë të diplomuar në 24 muajt e fundit. Në bazë të programit, të rinjtë do të ushtrojnë profesionin e tyre në subjektet private për gjatë gjashtë muajve. Projekti "Praktikat profesionale për të rinjtë që kanë mbaruar arsimin e lartë", fokusohet në subjekte private, pasi aty është mundësia më e madhe për punësimin e të rinjve të diplomuar. 
Vetëm vitin e kaluar programi ka bërë të mundur punësimin në masën 30- 40% të studentëve pjesëmarrës”, tha Avdiu, e cila u bëri thirrje të gjithë studentëve që do të diplomohen këtë vit akademik të aplikojnë për të kryer praktika profesionale në degën ku ata kanë studiuar, si një mundësi që do t’u vlejë nga ana profesionale dhe do t'i ndihmojë ata që të jenë pjesë e tregut të punës.
Falë programit të praktikave profesionale, të rinjtë që kanë qënë pjesë e tij, kanë përfituar trajnime në profilin specifik të punës dhe më pas në bazë të aftësive që ata kanë reflektuar në praktikë, janë inkuadruar në stafet e kompanive.    
Përveç kësaj mundësie, të rinjtë e përfshirë në këtë program, gjatë praktikës profesionale marrin çdo muaj një mbështetje financiare nga zyra përkatëse e punësimit, si dhe nga kontributi për sigurimin nga aksidentet në punë, në masën 0.5 për qind të pagës minimale.


Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek

fitim    31-03-2010
une jam nje i diplomuar nga tropoja ne fushen e drejtesise jam paraqitur prane zyres rajonale te punes tropoje per te perfituar praktiken profesionale.por deri me tani nuk me ofrohet mundesia e kesaj praktike.ku eshte efikasiteti i ketij institucioni.nuk e kuptoj se c'fare ndodh ketu.
Shënim Stafi i faqes ka të drejtë të fshij çdo koment që nuk përket me temën në fjalë. Ju lutemi që t'i përmbaheni këtyre kërkesave:
  • Komentoni në gjuhën letrare shqipe
  • Mos ofendoni individë apo grupe individësh
  • Komento
    Emri:
    E-mail:
    Komenti: