President i Dhomave Ekonomike te
Gjermanisë, Alexander Baten, thekson se Shqipëria ka përmirësuar
dukshëm klimën për biznesin dhe është e gatshme të ndërmarrë reforma
për konsolidimin e SME-ve".
"Përsa i
përket çështjes së biznesit, kemi parë disa përmirësime", tha Baten,
ndërsa shtoi se "të gjithë e dimë se duhet më pak kohë për të filluar
një biznes tani dhe reformat legjislative po përmirësojnë klimën e
biznesit në Shqipëri".
Ai u shpreh optimis për
hartimin e ligjit të ri për zhvillimin e zejtarisë në Shqipëri, të
cilin e vlerësoi si një sektor potencial për ekonominë shqiptare.
Lidhur
me investimet në të ardhmen në Shqipëri, Alexander Baten theksoi
interesin gjithnjë në rritje të sipërmarrjes gjermane për të investuar
në Shqipëri, "që tregon më së miri dhe panairi i parë i biznesit
gjerman, i cili është hapur prej ditës së djeshme në Tiranë."
Sipas
tij, ky evenimet i biznesit, do ti shërbejë njohjes dhe bashkëpunimeve
direkte midis sipëmarrjes shqiptare dhe asaj gjermane në disa sektorë
të ekonomisë
ShtypiDites