Ministrja spanjolle e Shëndetësisë,
Trinidad Jimenez deklaroi sot se një rast i gripit të derrave ishte
zbuluar në Spanjë tek një burrë që kishte qendruar në Meksikë dhe se ky
ishte rasti i parë i zbuluar në Evropë.
"Është
konfirmuar se analizat e pacientit nga Almensa (juglindje e Spanjës)
për gripin e derrave ishin pozitive", deklaroi ministrja gjatë një
konference shtypi.
Është fjala për rastin e parë
të konfirmuar të gripit të derrave në Evropë, ndërsa numri i të
dyshuarve në Spanjë u rrit sot në mëngjes për të shkuar në 20 të tillë.
"Nuk
ka pasur asnjë rast në Evropë deri tani, i vetmi rast është ai i
regjistruar në Spanjë", deklaroi ministrja spanjolle gjatë një
konference shtypi në Madrid.
Viktima
e gripit është një i ri 23-vjeçar që është kthyer nga një udhëtim në
Meksikë më 22 prill, që u shtrua të shtunën në mbrëmje, deklaroi më
parë një zëdhënëse e shërbimeve të rajonit Castille-la-Manche. /m.
ShtypiDites