TURQI - DY BOMBA SHPËRTHEJNË NË STAMBOLL

TURQI -  DY BOMBA SHPËRTHEJNË NË STAMBOLL

Dy bomba shpërthyen sot në pjesën qendrore të Stambollit duke shkaktuar dëmtime të lehta, bëri të ditur rrjeti televiziv "CNN Turk".
Një bombë shpërtheu në një parking makinash pranë një baze ushtarake në qytetin më të madh të Turqisë, ndërsa shpërthimi i dytë ndodhi jashtë një konvikti studentësh në pjesën aziatike të qytetit, njoftoi rrjeti televiziv.
Policia nuk ka bërë ende asnjë koment lidhur me këto shpërthime. Bombat sonore në përgjithësi bëjnë zhurmë të madhe dhe rrallë shkaktojnë dëme serioze. Shpërthimet e sotme shkaktuan disa dëmtime të vogla ndaj disa pronave private, bëri të ditur televizioni.
Sulmi erdhi një ditë pasi policia bastisi vendndodhjen e një militanti të një organizate të majtë duke vrarë një anëtar të rëndësishëm të saj. Gjatë aksionit humbën jetën një oficer policie dhe një civil.
Sulmet me bomba nuk janë të rralla në Turqi, ku grupe ekstremiste të majta, organizatat separatiste dhe militantët islamik janë akoma aktivë


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek