MEKSIKO - BASHKIA URDHËRON MBYLLJEN E RESTORANTEVE DHE BAREVE PËR SHKAK TË GRIPIT TË DERRAVE

MEKSIKO - BASHKIA URDHËRON MBYLLJEN E RESTORANTEVE DHE BAREVE PËR SHKAK TË GRIPIT TË DERRAVE

Të gjitha kafenetë dhe baret në Meksiko do të mbyllen për publikun dhe mund të shesin vetëm ushqime që mund të merren me vete për shkak të epidemisë së gripit të derrave ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 152 persona, bëri të ditur sot bashkia e kryeqytetit me 20 milionë banorë. 
''Restorantet, kafenetë dhe fast-food-et duhet të ulin shitjen e ushqimeve ose dërgimin e porosive me telefon'', deklaroi bashkia e Meksikos. 
Kryetari i Bashkisë së Meksikos, Marcelo Ebrard bëri thirrje publikisht për mbylljen e bareve të natës dhe diskotekave. 
Bashkia urdhëroi ndërprerjen provizore të aktiviteteve të ''kafe-restoranteve, bareve, kabareve, diskotekave dhe sallave të dansit'', theksuan burimet bashkiake.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek