TURQI - NJË ATENTATORE E DYSHUAR KAMIKAZE SULMON UNIVERSITETIN E ANKARASË

TURQI - NJË ATENTATORE E DYSHUAR KAMIKAZE SULMON UNIVERSITETIN E ANKARASË

Një grua, duke pretenduar se ishte studente, aktivizoi sot një bombë në një unverisitet të Ankarasë gjatë vizitës së një ish-ministri të Drejtësisë, por nuk pati të lënduar, njoftoi sot agjencia turke e lajmeve Anadolli.
 Gruaja, e cila mbante eksplozivin, iu afrua ish-ministrit Hikmet Sami Turk ndërkohë që ai po vizitonte universitetin, njoftoi agjencia.
Gruaja u arrestua dhe dy mekanizma të tjerë eksplozivësh të aktivizuar u gjetën në trupin e saj.
Ish-ministri deklaroi për televizionin turk NTV se shpërthimi kishte ndodhur vetëm pak metra larg tij.
Turk nuk ishte shumë i pëlqyer nga organizatat e majta për politikat e tij kur ishte në detyrë, ndërkohë që ka marrë disa kërcënime për jetën.
Policia ka paralajmëruar kohët e fundit për një shtim të sulmeve nga separatistët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Turqi.
 Ndërkohë, nëntë ushtarë turq humbën jetën në një shpërthim tjetër dhe përgjegjësia për këtë iu ngarkua PKK-së në juglindje të Turqisë.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek