HOLANDË - VDES DREJTUESI I AUTOMJETIT QË SULMOI FAMILJEN MBRETËRORE GJATË NJË PARADE

HOLANDË - VDES DREJTUESI I AUTOMJETIT QË SULMOI FAMILJEN MBRETËRORE GJATË NJË PARADE

Agresori, i cili tentoi të sulmonte mbretëreshën Beatrix dhe familjen e saj gjatë një parade dje në Holandë, ndërroi jetë natën e kaluar si pasojë e plagëve të rënda, deklaroi sot zyra e prokurorit publik.
Pesë persona humbën jetën dhe të paktën 15 të tjerë u plagosën kur makina u drejtua me shpejtësi përmes një turme spektatorësh, duke mos arritur të godasë autobusin e familjes mbretërore dhe për t'u përplasur më pas me një monument të gurtë në qendrën e qytetit Apeldoorn, rreth 90 kilometra në lindje të Amsterdamit.
Prokuroria njoftoi se agresori 38-vjeçari vdiq nga plagët e rënda mbrëmjen e kaluar. Ai ishte akuzuar për sulm të mbetur në tentativë ndaj familjes mbretërore dhe i kishte deklaruar policisë se akti i tij ishte i paramenduar.
Por motivet e sulmit të tij mbeten ende të paqarta. Sipas agjencisë holandeze të lajmeve policia nuk ka gjetur asnjë armë apo eksploziv pas një kontrolli në shtëpinë e autorit të ngjarjes dhe se nuk kishte prova që persona të tjerë mund të ishin përfshirë në përgatitjen e këtij sulmi.
Mbretëresha Beatrix shoqërohej nga princesha Maxima, gruaja e trashëgimtarit të fronit Willem-Alexander dhe fëmijët e tjerë në bordin e një autobusi të hapur që udhëtonte drejt një pallati në Apeldoorn si pjesë e festimeve të përvitshme në Ditën e Mbretëreshës


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek