Në një lajm të mirë për një botë të
tronditur nga kërcënimi i një pandemie gripi, testet e reja
laboratorike treguan se numri i të vdekurve nga gripi i derrave në
Meksikë është më i vogël nga ai i menduar disa ditë më parë.
Meksika
uli numrin e vdekjeve të shkaktuara nga gripi i derrave H1N1 në 101 nga
176, ndërkohë që dhjetëra teste të tjera kanë rezultuar negative.
Qendra
Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (USCDCP) ra
dakord për faktin se shpërthimi i sëmundjes mund të mos jetë aq serioz
sa u paraqit disa ditë më parë.
Ndërkohë, për
meksikanët, të cilët po kalojnë fundjavën e dytë të mbyllur në shtëpitë
e tyre, të dhënat e fundit përbëjnë për ta një gëzim të madh.
Ministri
meksikan i Shëndetësisë, Jose Angel Cordova tha se numri ishte
inkurajues, por tërhoqi vëmendjen duke theksuar se ishte shumë shpejt
të thoje se Meksika kishte marrën nën kontroll gripin e derrave, që
deri tani ka infektuar shumë persona në 15 vende të botës.
"Deri
tani është e paparashikueshme, pasi ne nuk e kemi këtë informacion'',
deklaroi dje Cordova duke shtuar se rastet epidemike mund të arrijnë
përsëri pika kulmore.
"Kemi nevojë për më shumë
kohë për të parë zhvillimin e kësaj epidemie si edhe për të vëzhguar
zvogëlimin e saj për të thënë më në fund se ajo po shkon drejt
zhdukjes'', theksoi ai.
Virusi i ri është shkaku i
sëmundjes së tretë që paraqet mundësi për pandemi, gjatë 10 viteve të
fundit, pas SARS-it dhe gripit të shpendëve.
Ky
virus ka provokuar një aktivitet të jashtëzakonshëm të ekspertëve të
shëndetësisë për prodhimin e një vaksine si edhe ka shkaktuar një krizë
të madhe në industrinë e udhëtimeve duke sjellë anulimin e qindra
fluturimeve drejt dhe nga Meksika.
ShtypiDites