MANOVRAT E NATO-s KRITIKOHEN ASHPËR NGA RUSIA

MANOVRAT E NATO-s KRITIKOHEN ASHPËR NGA RUSIA

NATO-ja do të fillojë të mërkurën manovra ushtarake në Gjeorgji, në një gjest solidariteti, një lëvizje që Rusia e konsideron si demonstrim force, vetëm nëntë muaj pas luftës mes fqinjëve ish-sovjetikë.
Rreth 1 000 ushtarë nga mbi 12 vende anëtare dhe partnere të NATO-s do të marrin pjesë në manovrat në një bazë ushtarake në lindje të Tbilisit, afërsisht 70 kilometra nga pozicionet më të afërta të trupave ruse në rajonin rebel gjeorgjian të Osetisë së Jugut.
Rusia i ka kritikuar ashpër manovrat në fjalë.
Lufta pesëditore e vitit të fundit, kur Moska zmbrapsi një sulm gjeorgjian kundër Osetisë së Jugut proruse, favorizoi përpjekjet e Gjeorgjisë për anëtarësim në NATO, që Kremlini e kundërshton ashpër.
Manovrat, që do të zgjasin rreth një muaj, në një bazë ajrore ish-ruse janë parë si një sinjal i 28 shteteve anëtare të NATO-s që, pavarësisht dyshimeve për një anëtarësim të mundshëm, Gjergjia nuk është harruar.
Presidenti rus, Dmitri Medvedev akuzoi NATO-n për demonstrim force dhe theksoi se vendimi për zhvillimin e manovrave ishte i gabuar dhe i rrezikshëm.
Megjithatë, marrëdhëniet NATO-Rusi janë përmirësuar. 
Javën e kaluar NATO-ja dhe Rusia rifilluan kontaktet e pezulluara nga lufta, kur Perëndimi akuzoi Moskën për një përgjigje ''jo të duhur'' ndaj sulmit gjeorgjian kundër separatistëve abkhazë dhe osetojugorë


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek