Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip
Erdogan shkarkoi dje në mbrëmje vonë nëntë ministra dhe emëroi tetë të
rinj, ndërkohë që ky është riformatimi më i rëndësishëm i kabinetit
qeveritar turk.
Ndryshimi pritej duke patur
parasysh rezultatet negative të partisë në pushtet , AKP, gjatë
zgjedhjeve lokale në disa zona të vendit.
Ndryshimi më i rëndësishëm në kabinet është emërimi i Ahmed Davutoglu në postin e ministrit të Jashtëm.
Davutoglu është personaliteti më i afërt i Erdoganit dhe këshilltar politik i tij me ndikim shumë të madh.
Shefi aktual i diplomacisë turke, Ali Babaxhan mori postin e ministrit të Ekonomisë dhe Financave.
Erdogan emëroi edhe zonjën Selma Alie Kavaf në postin e ministres së Shtetit
ShtypiDites