Kryeministri Berlusconi para divorcit të dytë

Kryeministri Berlusconi para divorcit të dytë
Veronica Lario, gruaja e dytë e kryeministrit italian, Silvio Berlusconi ka konfirmuar njoftimet e mediave se po kërkon ndarje ligjore nga bashkëshorti i saj.

Ajo u martua me manjatin e mediave në vitin 1990 dhe ka tre fëmijë.

Zonja Berlusconi e dytë, një ish aktore, citohet nga gazeta La Repubblica, te ketë thënë se vendosi të kërkojë divorcin, pasi kishte lexuar njoftimet e shtypit se bashkëshorti i saj kishte marrë pjesë në ditëlindjen e një mikeshe 18 vjeçare në Napoli.

Dy vjet më parë, zonja Berlusconi, që në Itali njihet me emrin e vajzërisë, Veronica Lario, e ka kritikuar sjelljen flirtuese të bashkësoritt të saj përmes një letre në gazetën La Repubblica.

Por verën e kaluar bashkëshortët u fotografuan dorë për dore në vilën luksoze të familjes në Sardenjë.

Zonja Berlusconi ka marrë një avokate grua për ta përfaqësuar për divorcin.

Zyra e kryeministrit nuk pranoi të komentoi për rastin.

Javën e kaluar, zonja Berlusconi tha se zgjedhja e bashkëshortit të saj për të vendosur kandidate femra pa eksperiencë politike, për zgjedhjet evropiane ishte një "një proces i turpshëm pa vlera".

Dy vjet më parë reagimi i saj në publik e detyroi zotit Berlusconi që të kërkonte falje në mënyrë publike.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek