Bankat amerikane dhe evropiane nuk kanë
qenë viktima të krizës financiare që shpërtheu në SHBA në 2008-n, por
janë fajtore se e kanë provokuar qëllimisht atë, vlerësoi dje një
organizatë amerikane e gazetarisë investigative.
Qendra
për Integritet Publik e vlerëson në 25 numrin e organizmave të kredive
të pasurive të patundshme, kreditë e të cilave janë në origjinë të
krizës së tregut të pasurive të patundshme që shpërtheu në 2007-n dhe
që shkaktoi krizën ekonomike.
Pjesa
më e madhe e këtyre organizmave ishin të varura nga bankat amerikane
dhe evropiane ose më mirë nuk mund të jepnin kredi me rreziqe të
pranuara, të quajtura "subprime" pa pëlqimin e bankave, njoftoi kjo
organizatë.
"Megabankat që financuan
industrinë e këtyre kredive nuk ishin viktimë e një kolapsi të
paparashikuar të sektorit të financave, siç është thënë ndonjëherë",
tha drejtori ekzekutiv i organizatës, Bill Buzenberg.
"Këto banka kanë lehtësuar në mënyrë të qëllimshme financimin e kredive që kërcënojnë tani sistemin financiar", shtoi ai.
Ky
studim u botua ndërkohë që Dhoma amerikane e Përfaqësuesve pritet të
miratojë një projektligj që synon krijimin e një komisioni hetimor të
pavarur për të shqyrtuar shkaqet e krizës ekonomike, sipas modelit
të atij të krijuar pas atentateve të 11 shtatorit 2001.
Qendra
për Integritet Publik njoftoi se kishte studiuar të dhënat e qeverisë
amerikane që kanë të bëjnë me afro 7,2 milionë kredi me risqe të
pranuara nga 2005 - 2007, pikërisht përpara se të plaste kriza e
pasurive të patundshme.
Studimi
tregon se këto 25 organizma kredish të pasurive të patundshme
përfaqësonin afro 1.000 miliardë dollarë, ose afërsisht 72 për qind të
kredive hipotekore dhënë huamarrësve jo shumë të qëndrueshëm
financiarisht.
ShtypiDites