KALIFORNI - AUTORITETET EVAKUOJNË 23 000 PERSONA NGA ZJARRI

KALIFORNI - AUTORITETET EVAKUOJNË 23 000 PERSONA NGA ZJARRI

Rreth 23 000 kalifornianë rrezikojnë të braktisin shtëpitë e tyre pasi zjarrëfikësit nuk kanë arritur të marrin nën kontroll zjarrin që shkatërroi qytetin Santa Barbara, bënë të ditur autoritetet.
Nga zjarri që përfshiu qytetin u shkatërruan rreth 75 shtëpi dhe 30 500 persona u evakuan nga kjo lagje e pasur në perëndim të SHBA-së, e popullarizuar nga njerëz të njohur të televizionit. 
Guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. 
 ''Autoritetet morën masa për evakuimin e 23 000 personave të tjerë. Nuk do të mendoja kurrë se të përdorja këtë formulë, por nata e kaluar ishte një ferr'', theksoi shefi i zjarrëfikseve të qytetit Santa Barbara, Andy Dimizio.
Më shumë se 2 500 zjarrëfikse u mobilizuan me mbështetjen e 15 helikopterëve dhe avionëve kundër zjarrit.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek