UDHËTIMI I PAPËS - "TË SHPREHESH PËR PAQEN NUK MJAFTON"

UDHËTIMI I PAPËS -

Intelektuali mysliman i shumëpërfolur, Tariq Ramadan theksoi sot në një intervistë për të përditshmen italiane "La Stampa' se "të dëshirosh paqen nuk mjafton" dhe se papa duhet të mbajë "një fjalim politik" gjatë vizitës së tij në Tokën e Shenjtë, pas ofensivës izraelite në Rripin e Gazës.
"Pas ofensivës izraelite në Rripin e Gazës, deklaratave elektorale të Benjamin Netanjahut dhe Avigdor LiebermanIT (të cilët kanë marrë përkatësisht postet e kryeministrit dhe të ministrit të Jashtëm), bllokadës sistematike të qyteteve palestineze, thjesht të shprehesh për paqen nuk mjafton. Konflikti izraelito-palestienz ka shfaqur tashmë fytyrën e vërtetë, që është një luftë politike dhe jo fetare", thekson Tariq Ramadan.   
"Pres nga kreu i Kishës Katolike një thirrje për të respektuar moralin, etikën, përgjegjësinë e liderëve izraelitë dhe respektimin e palestinezëve. Nuk e di se çfarë do të bëjë ai. Por, nëse hesht do të ishte shumë e rëndë, sepse heshtja e tij do të interpretohet si një mbështetje për politikën izraelite", shtoi ai.
"Nëse Benedikti XVI flet vetëm për paqen, njerëzit do të mbeten të zhgënjyer: ai duhet të thotë me çdo kusht diçka për situatën politike", këmbënguli ai.
"E kam dëgjuar mjëra herë të shprehet i hapur për fetë e tjera në përgjithësi dhe për Islamin në veçanti", deklaroi ai.
Pas Jordanisë, papa pritet të vizitojë të hënën Izraelin


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek