SPORT: EKIPI I MILANIT MBËRRIN NË SHQIPËRI
Vendos në Facebook
Rreth orës 11.45, ashtu siç ishte
parashikuar, mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza” skuadra e Milanit, e
cila në orën 19:00 do të zhvillojë miqësoren e shumëpritur me
kombëtaren shqiptare ne “Qemal Stafa”.
Dhjetëra
tifozë pritën në Rinas idhujt e tyre, megjithëse siguria rreth ekipit
italian ka qenë mjaft e madhe. Skuadra e Milanit më pas u drejtua drejt
Tiranës, e shoqëruar nga dhjetra makina tifozësh deri në mbërritjen e
tyre në hotel ‘Sheratoni”, ku dhe u akomodua.
Milani
vjen kësaj radhe me më shumë yje: përveç Ronaldinjos, Maldinit, Sedorf,
Inzagit e Shevçenkos, në stadiumin më të madh në vend do të zbresin
edhe Kaka, Pato, Bekham, Pirlo, Gatuzo, Zambrota e Flamini.
Të
gjithë yjet e mësipërm janë pjesë e kontigjentit prej 21 futbollistësh
të zyrtarizuar nga Milani vetëm pak orë përpara ndeshjes.
Në orën 16:30 Kaka e Bekham do t’u përgjigjen pyetjeve të gazetareve në
një konference shtypi përkrah zv/presidentit Adriano Galiani dhe
trajnerit Anceloti.
Ndërkohë,
përveç medias shqiptare, ky takim ka ngjallur interesim të madh edhe në
median italiane, ku rreth 30 gazetarë italianë kanë shoqëruar skuadrën
e tyre në Shqipëri.
Një detaj interesant për ndeshjen e sotme Shqipëri - Milan është se kombëtarja shqiptare, e
drejtuar nga Artan Bushati, do të zbresë në fushë me fanelën e bardhë
me shirita të kuq, duke i lënë miqve nderin të veshin fanellën e tyre
tradicionale kuq e zi.
Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites







