Laboratori farmaceutik zviceran "Roche"
rikonfirmoi sot se "tamiflu"-ja ishte efikase kundër formës aktuale të
gripit të derrave, duke e pranuar se kishte pasur rezistencë nga gripi
stinor i dimrit të shkuar.
"Dimrin
e shkuar pati një rezistencë kundër një shtrese stinore (të virusit
gripal) H1N1, ku Tamiflu -ja nuk ishte efikase për një numër
njerëzish", saktësoi një zëdhënëse.
Orgnizata
Botërore e Shëndetësisë (OBSH) "konfirmoi se Tamiflu-ja është efikase
kundër gripit aktual të derrave", nënvizoi ajo, duke shtuar megjithatë
se duhej "të vëzhgoheshin" mutacionet e mundshme të virusit,
veçanërisht gjatë stinës së dimrit që fillon në hemisferën jugore.
"Roche"
njoftoi dje se do të ofronte 5,65 milioë doza shtesë të ilaçit të tij.
Laboratori nga Bali parashikon gjithashtu të rrisë kapacitetet e
prodhimit të antiviralit me 110 milionë trajtime për pesë muajt e
ardhshëm
ShtypiDites