SOARES: KOSOVA PO BËN HAPA TË RËNDËSISHËM NË FORCIMIN E DEMOKRACISË

SOARES: KOSOVA PO BËN HAPA TË RËNDËSISHËM NË FORCIMIN E DEMOKRACISË

"Kosova po bën hapa të rëndësishëm drejt konsolidimit të demokracisë, por ende mbeten sfida të mëdha përpara", deklaroi sot presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Joao Soares, pas një takimi me përfaqësuesit e komunitetit goran, turk dhe atij boshnjak në Prizren.
Ai bëri thirrje për mundësi arsimimi më të mirë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.     
"E drejta për arsimim është e një rëndësie të veçantë për përforcimin e demokracisë dhe tolerancës. Të gjitha komunitetet të cilat jetojnë në Kosovë duhet të arsimohen në gjuhët zyrtare sipas zgjedhjes që tyre", tha Soares. 
Gjatë vizitës dyditore në Kosovë, delegacioni i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së u takua me parlamentarët e Kosovës, përfaqësuesit fetarë dhe të komuniteteve si dhe me shefin e UNMIK-ut dhe EULEX-it. 
Vizita në Kosovë është pjesë e një vizite më të gjerë faktmbledhëse në Ballkan.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek