Eksod i madh nga luftimet në Pakistan

Eksod i madh nga luftimet në Pakistan
Rreth 1.5 milion vetë tashmë kanë lënë shtëpitë e tyre në Pakistanin veri-perëndimor, ndërsa ushtria po zhvillon tri ofensiva kundër militantëve të Talibanit në luginën Suat.

Mijëra të tjerë janë larguar nga qyteti kryesor i luginës Suat, Mingora, shumë prej tyre duke qëndruar varur mbi autobusë dhe kamionë të tejmbushur.

Korrespondentët thonë se është operacioni më i madh ushtarak brenda kufinjëve në Pakistan që nga ndarja e Bangladeshit.

Autoritetet ushtarake pakistaneze thonë se 55 luftëtarë të Talibanit dhe ushtarë të qeverisë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit.

Duke folur per BBC-në, Komisioneri i Lartë për Refugjatët, António Guterres tha se kishte nevojë urgjente për ndihmë ndërkombëtare për të minimizuar krizën humanitare në Pakistan.

"Mendoj se është e rëndësishme për komunitetin ndërkombëtar që të kuptoj se ky nuk është momenti për gjeste simbolike apo programe të vogla."

"Është momenti për një mbështetje masive humanitare nga komuniteti ndërkombëtar për popullin pakistanez, sespe nëse kjo nuk ndodh do të përballemi me një katastrofë humanitare," tha zoti Guterres.


BBC
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek