Mali i Zi uron të ketë "marrëdhënie të ngushta dhe
miqësore" me Serbinë megjithë mosmarrëveshjet për Kosovën, deklaroi
presidenti malazez, Filip Vujanovic, që fillon nesër një vizitë në
Beograd dhe që ka si synim ngrohjen e marrëdhënieve dypalëshe.
"Mosmarrëveshjet
me Serbinë për Kosovën nuk duhet të venë në rrezik interesin e
përbashkët të dy vendeve të Ballkanit për të bashkëpunuar dhe për të
mbajtur marrëdhënie miqësore dhe të ngushta", deklaroi presidenti
malazez në një intervistë të botuar sot nga e përditshmja "Politika".
"Ne
e kemi njohur pavarësinë e Kosovës pas qëndrimeve të përsëritura (...)
dhe shpesh të shprehura në publik... nga partnerët tanë" të BE-së dhe
NATO-s, sipas të cilave Podgorica duhej të "ndante qëndrimin e tyre
lidhur me çështjen e Kosovës", vijoi presidenti Vujanovic.
Mali
i Zi e njohu pavarësinë e Kosovës tetorin e kaluar, një vendim që solli
një ftohje serioze të marrëdhënieve me Beogradin. Ky vendim u ndje edhe
me më shumë dhimbje nga Beogradi, pasi marrëdhëniet e Serbisë dhe Malit
të Zi kanë qenë gjithmonë shumë të ngushta historikisht.
Ambasadori malazez në kryeqytetin serb, ishte lutur të largohej atëherë nga Beogradi.
ShtypiDites