EVAKUOHET NDËRTESA E KOMISIONIT EVROPIAN PAS NJË ALARMI PËR ZJARR

EVAKUOHET NDËRTESA E KOMISIONIT EVROPIAN PAS NJË ALARMI PËR ZJARR

BRUKSEL- Komisioni Evropian dha urdhër sot për evakuimin e selisë së tij në Bruksel, pas një alarmi për zjarr në ndërtesë, i tha AFP-së zëdhënësja e tij, Johannes Laitenberger         Pallati Berlaymont, selia e Komisionit Evropian në Bruksel, u evakua sot afro dy orë më parë pas një alarmi për zjarr në ndërtesë, deklaroi zëdhënësja e tij, Johannes Laitenberger.
Rreth orës 12:50 tymi është përhapur në ambientet e katit të parë të nëndheshëm, ku ndodhet edhe salla për konferencat e shtypit. Pak minuta më pas është dhënë alarmi për evakuimin e ndërtesës dhe qindra zyrtarë të Komisionit Europian janë detyruar të braktisin zyrat dhe të dalin në rrugët rreth ndërtesës, por pa krijuar panik.
Trafiku i automjeteve është bllokuar menjëherë në rrugët përreth ndërtesës ku mbërritën edhe forca të shumta policie, zjarrfikësish dhe disa ambulanca, por nuk ka informacione për të lënduar.
Aktualisht situata është nën kontroll edhe pse nga çatia vazhdon të dalë pak tym. Zjarrfikësit vazhdojnë punën e tyre në ambjentet e brendshme të ndërtesës.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek