Zv/presidenti amerikan fillon turneun në Ballkan

Zv/presidenti amerikan fillon turneun në Ballkan
Zv/presidenti amerikan Joe Biden ka arritur në Ballkan për një turne gjatë së cilit ai do të bëhet politikani i nivelit më të lartë që viziton Serbinë në një çerek shekulli.

Zoti Biden që arriti në agim në Sarajevë, do të qëndrojë të martën në Bosnjë-Hercegovinë para se të shkojë në Serbi dhe Kosovë.

Ky udhëtim shihet nga shumë në rajon si sinjal i rëndësishëm se Ballkani nuk do të injorohet nga administrata amerikane.

Rajoni nuk ka qenë shumë lart në agjendën e politikës së jashtme që me zgjedhjen e presidentit Obama.

Një zyrtar amerikan tha se vizita e Joe Bidenit do të rikonfirmojë përkrahje për integrim të Ballkanit në BE dhe NATO.

Zv/presidenti pritet të gjejë një mirëseardhje të ngrohtë në Kosovë dhe Bosnjë, por ai nuk është figurë aq popullore në Serbi. Ai fuqishëm përkrah pavarësinë e Kosovës.

Për Beogradin, Kosova mbetet pengesa më e madhe në marrëdhëniet me SHBA-në, por më herët këtë vit, presidenti serb Boris Tadiç tha se donte të hapte një kapitull të ri me Uashingtonin, pasi marrëdhëniet e mira do të sigurojnë stabilitet në rajon.


BBC
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek