Michael Martin ka njoftuar se do të largohet nga posti muajin e ardhshëm.
Z. Martin është përballur me kritika dhe pakënaqësi pas publikimit të informatave rreth shpenzimeve të tepruara që i kanë faturuar shtetit deputët e parlamentit.
Pavarësisht nga tradita britanike sipas së cilës deputetët nuk e kritikojnë kryetarin, një numër deputetësh në rritje e ka akuzuar atë se po pengon reformimin e sistemit të shpenzimeve.
Mbi të rëndojnë dhe kritika se nuk arriti ta kuptonte indinjatën e publikut në këtë çështje.
Të hënën, z. Martin kërkoi falje para parlamentit për rolin që ka luajtur në këtë krizë.
Dorëheqje 'e pashmangshme'
Naomi Grimley, korrespondente e BBC-së për çështjet e politikës britanike, thotë se me njoftimin e dorëheqjes, z. Martin është dorëzuar para së pashmangshmes.
Ajo shton se pozita e kryetarit të parlamentit u bë e pasigurt sidomos
pas një përplasje të dëmshme me kolegët në parlament të hënën.
Shumë deputetë mendojnë se ai duhet të marrë pjesën kryesore të fajit për sistemin e shpenzimeve të tepruara parlamentare, i cili e ka indinjuar pa masë opinionin publik britanik.
Gazetat kombëtare iu bashkuan korit të zërave që i kërkuan z. Martin të jepte dorëheqjen në mënyrë që t'i hapej rruga një figure të re, e cila do zë inkurajonte një proces reformash në këtë fushë.
| Tiranë | 19 | °C | |
| Prishtinë | 16 | °C | |
| Ulqin | 19 | °C | |
| Shkup | 16 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |