KRISTIANO RONALDO I GATSHËM PËR SFIDËN NDAJ SHQIPËRISË

 KRISTIANO RONALDO I GATSHËM PËR SFIDËN NDAJ SHQIPËRISË

Përfaqësuesja e Portugalisë është përballë një prej testeve më deçizive në rrugën e saj ambicioze drejt Botërorit 2010. Pengesa e re quhet Shqipëria, një skuadër ndaj së cilës barazoi pa gola tetorin e vitit të kaluar.

Portugalia ndodhet në një pozitë të pakëndshme në grupin 1, ndërkohë që në grupet e tjera, thuajse janë përcaktuar pesë ekipet e para që kanë prerë një biletë për në Afrikën e Jugut.

Kundërshtari i së shtunës, Portugalia, pritet të zbresë në “Qemal Stafa” me të gjithë emrat e mëdhenj në një ndeshje që konsiderohet si vendimtare për shpresat e luzitanëve për kualifikim.

Sot janë shuar edhe dyshimet për aktivizimin e Kristiano Ronaldos ndaj Shqipërisë, për shkak të dëmtimit që ai kishte pësuar. Ylli i Mançester Junajtid zhvilloi një seancë stërvitore të diferencuar, edhe pse vazhdon të ndjejë dhembje në muskujt e kofshës dhe ata të barkut.

“Synimi i kësaj stërvitjeje ka qenë rikuperimi i problemeve fizike. Por tashmë është thuajse 100% e sigurt, që fituesi i ‘Topit te Arte 2008’ do të luajë kundër Shqipërisë të shtunën, pavarësisht problemeve muskulore”, ka konfirmuar për federatën portugeze, stafi mjekësor i perfaqësueses portugeze. Edhe Tiago i Juventusit dhe Duda i Malagës kanë probleme fizike.

Fitorja ndaj Shqipërisë është e detyrueshme për ekipin e Karlos Keirozit, pasi çdo rezultat tjetër do t’i linte luzitanët shumë të distancuar nga vendi i dytë, i cili të jep të drejtën të luash në play-of.

Edhe në rast fitoreje, Portugalia (gjashtë pikë) ndodhet përpara një detyre komplekse, pasi do të qëndronte gjithsesi me katër pikë më pak se Hungaria (13), kur të dyja skuadrat do të kishin luajtur secila nga gjashtë ndeshje. Nga ana tjetër, portugezët e hungarezët ende nuk janë përballur midis tyre.

Në grupin 1, lideri i saj, Danimarka (13 pikë) mund të relaksohet me kohë të plotë nëse triumfon me rivalen e saj, Suedinë, ndaj së cilës ka një diferencë prej shtatë pikësh. Suedia ka zhvilluar katër ndeshje, më pak se kushdo tjetër në grup, por kjo nuk e shpëton nga komplikimi i një grupi tërësisht të varur nga rezultatet e matematika.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek