GREQI - NJË BOMBË SHPËRTHEN NË VERI TË ATHINËS

GREQI - NJË BOMBË SHPËRTHEN NË VERI TË ATHINËS

Një bombë shpërtheu natën duke gdhirë dita e sotme pranë një qendre taksash pa shkaktuar viktima, por duke shkaktuar dëme të vogla materiale, njoftoi policia greke. 
     Mjeti shpërtheu në orën 02:56 lokale (23:56 GMT) në lagjen veriore Psychiko. Policia dislokoi një kordon sigurie pas një telefonate anonime në të përditshmen greke "Eleftherotypia që njoftoi për shpërthimin e afërt.   
     Sipas autorit të telefonatës, atentati  është për t'u vënë në llogari të veprimit të armatosur revolucionar, një grup i ekstremit të majtë, përgjegjës tashmë për shumë aksione të këtij lloji. 
     Atentate të vogla me mjete shpërthyese ose zjarrvënëse  janë të shpeshta në Athinë dhe Selanik (veri) dhe shpesh u hidhen grupeve të ekstremit të majtë ose lëvizjes anarshiste. Ata synojnë shpesh shënjestra diplomatike, ndërtesa të interesit publik, banka dhe degë të kompanive të automobilave.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek