TIFOZET SHQIPTAR NDEZIN ATMOSFEREN PARA NDESHJES

TIFOZET SHQIPTAR NDEZIN ATMOSFEREN PARA NDESHJES

Atmosfera përpara ndeshjes Shqipëri – Portugali, e cila do të zhvillohet sot në orën 20 : 45, e vlefshme për eleminatoret e kampionatit botëror “Afrika e Jugut 2010” është ndezur pas mesditës së ditës së sotme, sidomos nga tifozat e shumtë kuq e zinj. 
     Grupimi i madh i tifozëve “Tifozët kuq e zi” kanë qenë gjithë paradites së sotme aktivë në bulevardin kryesor të kryeqytetit. Nga ana tjetër, tifozët luzitanë ka qenë të pranishëm në Tiranë, ku me thirrjet e tyre kanë mbështetur përfaqësuesen portugeze.

Një interesim të madh për këtë takim ka treguar edhe media portugeze, e cila në ndeshjen decisive të skuadrës së saj për kualifikimin në botëror ka aktivizuar mbi 20 gazetarë që do të jenë të pranishëm në shlkallët e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”.

Ndërkohë sipas Federatës Shqiptare të Futbollit janë shitur biletat në tribunat A dhe B, megjithëse edhe në këtë ndeshje ka pasur rritje të çmimit, që në tregun e zi ka vajtur deri në 10 mijë lekë.

Ndërkohë në stadiumin “Qemal Stafa” pritet të ketë një mbështetje të madhe nga ana e tifozëve kuq e zi për kombëtaren shqiptare, e cila megjithëse ka mbetur pa asnjë objektiv në këto eleminatore, do të luajë përballë një prej skuadrave më të mira.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek