Partitë e qendrës së djathtë ruajtën
kontrollin e tyre në Parlamentin Evropian në zgjedhjet maratonë që
përfunduan dje me një pjesëmarrje shumë të ulët, por që kurseu qeveritë
e vendeve më të mëdha evropiane nga disfata.
Rezultatet e
pjesëshme tregonin që grupi i Partisë Popullore Evropiane ka triumfuar
përballë së majtës dhe do të vijojë të jetë grupimi më i madh
parlamentar, duke konsoliduar pozitat e së djathtës për të diktuar
axhendën e Asamblesë, që miraton pjesën më të madhe të ligjeve dhe
buxhetin e Bashkimit Evropian.
Grupimet e djathta në pushtet në
Gjermani, Francë, Poloni dhe Itali, dhe partitë e Gjelbërta fituan
përballë Socialistëve, që nuk mundën të shfrytëzonin pakënaqësinë e
gjerë ndaj menaxhimit të krizës globale ekonomike nga Evropa.
Pjesëmarrja ishte në nivele të ulëta rekord prej 43 për qind. Sondazhet
paraprake dhe rezultatet e para zyrtare treguan se partitë në pushtet
kishin pësuar humbje në disa nga vendet të goditura më rëndë nga kriza
ekonomike, si Britani e Madhe, Irlandë, Letoni, Greqi, Hungari,
Bullgari dhe Spanjë.
Por liderët e BE-së mund të ndjehen tani më
të lehtësuar, pasi partitë e ekstremit të djathtë nuk arritën të
fitonin më shumë, pavarësisht suksesit të tyre në disa vende si
Hungaria, dhe mirëpritën stabilitetin e Parlamentit me 736 vende, që do
t'i duhet të fillojë punën me shqyrtimin dhe miratimin e rregullave të
reja financiare.
"Nuk pres ndonjë problem serioz për sa i takon
vendimarrjes. Përbërja e Parlamentit të ri nuk do të jetë shumë më e
ndryshme nga ai i mëparshmi", deklaroi komisioneri evropian për
Çështjet Ekonomike dhe Monetare, Joaquin Almunia.
Fitorja e
forcave të qendrës së djathtë pas katër ditësh votimesh pritet të
ndihmojë Hose Manuel Barroson, politikan konservator, të sigurojë një
mandat të ri si president i Komisionit Evropian, një post që kërkon
miratimin nga Parlamenti.
Grupi i Partisë Popullore Evropiane ka fituar të paktën 267 vende, krahasuar me 159 vende të siguruara nga Socialistët.
"Është një zhgënjim i hidhur, kishim shpresuar për rezultate më të
mira" deklaroi Martin Schulz, kreu i grupit të Socialistëve Evropianë.
"Në shumicën e vendeve rezultatet tona ishin shumë zhgënjyese".
PRESIONI NDAJ DISA QEVERIVE
Shumë
votues evropianë janë të shqetësuar nga rritja e papunësisë dhe besojnë
se BE-ja nuk ka bërë aq sa duhet për përballimin e krizës ekonimike,
edhe pse ka akorduar mjete të mëdha financiare në përpjekje për
rimëkëmbjen e ekonomisë së Evropës. Përveç ekonomisë dhe punësimit,
çështje të tjera duket se pak u interesojnë qytetarëve evropianë.
Kritikët ndaj bllokut 27-anëtarësh mund të shfrytëzojnë pjesëmarrjen e
ulët të elektoratit prej 375 milion zgjedhësish si provë se "parlamenti
nuk ka legjitimitet dhe se blloku ka humbur kontaktet me 495 milion
qytetarët e tij".
Edhe pse zgjedhjet evropiane nuk kanë pasoja
të drejtëpërdrejta mbi partitë në pushtet, ato mund të përballen me
rritjen e presionit brenda vendeve të tyre për ndryshimin e politikave
apo përbërjes së kabineteve.
| Tiranë | 19 | °C | |
| Prishtinë | 16 | °C | |
| Ulqin | 18 | °C | |
| Shkup | 16 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |