BALLKANI PERĖNDIMOR, NJĖ NGA PRIORITETET E PRESIDENCĖS SUEDEZE TĖ BASHKIMIT EVROPIAN

BALLKANI PERĖNDIMOR, NJĖ NGA PRIORITETET E PRESIDENCĖS SUEDEZE TĖ BASHKIMIT EVROPIAN

Përshpejtimi i procesit të afrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian do të jetë një ndër prioritetet e presidencës suedeze të radhës së Bashkimit Evropian, deklaroi dje në Bruksel kryeministri suedez, Frederik Reinfeldt, vendi i të cilit do të marrë më 1 korrik kryesimin e radhës së presidencës së BE-së.
Në fjalimin e tij në seminarin e organizuar nga Qendra për Studime të Politikës Evropiane (CEPS), Reinfeldt theksoi se Stokholmi do të punojë për përforcimin e perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor në bazë të përparimit të tyre individual.
Ai theksoi gjithashtu se një nga prioritetet e kryesimit suedez do të jetë përshpejtimi i negociatave të anëtarësimit me Kroacinë dhe Turqinë, por përparimi në këtë drejtim do të varet nga vetë këto dy vende.
Reinfeldt këmbënguli se është tepër e rëndësishme që Zagrebi dhe Ljubjana të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre kufitare, me qëllim zhbllokimin e negociatave të anëtarësimit me Kroacinë.
"Interes i përbashkët evropian është që negociatat me Kroacinë të vazhdojnë, e kjo është me rëndësi edhe për rajonin", theksoi kryeministri suedez.
Ai përmendi se BE-ja këtë vit duhet të fillojë negociata me Turqinë, për sinkronizimin e sektorit energjetik me kriteret e Unionit.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek