|
Drejtoresha e USAID-it në Shqipëri Roberta Mahoni tha sot se vendi duhet të japë prova të qarta dhe bindëse për reduktimin e korrupsionit në mënyrë që të kualifikohet për asisitencë të mëtejshme nga Shtetet e Bashkuara në kuadër të Llogarisë së Mijëvjeçarit. |
Zonja Mahoni, duke folur në ceremoninë e hapjes së Qendrës Kombëtare të Licensimit e cila redukton në një ditë të gjitha procedurat e biznesve për liçensim, tha se "tashmë si anëtare me të drejta të plota në Nato, Shqipërisë do t'i kërkohet një punë më e mirë në kontrollin e korrupsionit që mbetet ende një problem serioz në vend. Nato pret një qeverisje më të mirë nga anëtarët e saj për të ndëshkuar korrupsionin në mënyrë të drejtë dhe të paanshme", tha ajo.
Zonja Mahoni kujtoi angazhimin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin duke përmendur zotimin e qeverisë për për të reformuar procesin e planifikimit urban si dhe të licensimit që është mjaft i prekur nga korrupsioni, sic u shpreh ajo si dhe riorganizimin e administratës tatimore. Drejtoresha e USAID-it përmendi gjithashtu nevojën që gjykatat administrative të jenë të pavrura dhe kompetenete në zgjidhjen e cështjeve mes privatit dhe shtetit. Sipas zonjës Mahoni duhet të realizohet edhe angazhimi i policisë dhe prokuorisë për hetime më të mira për aktivitet kriminale dhe korruptive si dhe që të gjitha shkeljet të ndiqen dhe ndëshkohen si duhet nga ligji.
| Tiranë | 19 | °C | |
| Prishtinë | 16 | °C | |
| Ulqin | 18 | °C | |
| Shkup | 16 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |