PASQYRA E SHTYPIT TĖ KOSOVĖS

PASQYRA E SHTYPIT TĖ KOSOVĖS

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës për ditën e sotme: 

“Express”:

-“Kundër UÇK-së – Pare për dëshmitarë – Tre serbët e arrestuar janë zënë në flagrancë, në përpjekeje për të bindur një person të bëjë dëshmi të rreme për ‘krimet’ e UÇK-së. Shpërblimi, 100 mijë euro. Express, siç ka njoftuar dje, ata janë pjesëtarë të BIA’s. Faktet për përfshirjen e tyre në vepra penale janë të dokumentuara me incizime, fotografi dhe prova të tjera. Ky rast, i vë në dyshim pohimet e mediave dhe akuzat e Del Pontes për transplantimin e organeve njerëzore gjatë kohës së luftës në Kosovë.”
-“Dekada e lirisë”
-“Ai mund të kthehet”
-“Kompletohet Gjykata Kushtetuese”
-“Koment – Njerëz të Humbur”
 

“Koha Ditore”:

-“Policia e Kosovës thotë se tre të arrestuarit serbë dyshohen për ofrim ryshfeti për dëshmi të rreme – PK: Kapen serbët që fabrikonin dëshmi kundër UÇK-së”
-“Hyseni: Vendimi i gjykatës, më së largu në prill”
-“Sejdiu: Reduktimi i KFOR-it, shenjë e stabilitetit”
-“‘Pavarësia ia ka ndryshuar Kosovës emrin, por jo përmbajtjen’” – Albin Kurti
-“Pritet tkurrja e fuqisë së PDK-së në Kuvend”
-“Qeveria e Presidenca festojnë 12 Qershorin me mesazhe”
-“ICO dhe MAPL mohojnë joshjen e serbëve me paga të majme”
-“Shënohet viktima e parë e fushatës elektorale”
-“Raporti financiar i Buxhetit të Kosovës për vitin 2008, të premten, ka nxitur debat të nxehtë mes dy blloqeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës” - Fotolajmi
 

“Zëri”:

-“Duel i ashpër politik midis Thaçit dhe opozitës në Kuvend”
-“Kosova i sheh shkurtimet në KFOR si mesazh të gjendjes së stabilizuar”
-“Kosova zotohet për përmbushjen e kritereve evropiane për integrim”
-“AAK prezanton Enver Rrustemin kandidat për kryetar të Vitisë”
-“Kompletohet Gjykata Kushtetuese e Kosovës”
-“Serbët e arrestuar ofronin të holla për dëshmi të rreme për tregti me organe”
 

 “Bota Sot”:

-“Tre serbët deshën të njollosin Kosovën”
-“Përgjaket fushata: Vritet anëtari i PD-së, Artan Zeka”
-“Sejdiu: Reduktimi i KFOR-it dëshmi e stabilitetit”
-“Hipokrizia shtetërore e një testimi”
-“Libra për familjen e presidentit Rugova”
-“Liria e Kosovës, më e mirë se liria e vërtetë!”
-“Blerja e kohës – Editoriali” 

“Kosova Sot”:

-“Trafiku i organeve, tre serbë në pranga për dëshmi të rreme”
-“Pozita dhe opozita ndeshen për raportin financiar të buxhetit të vitit 2008 – Akuza për tenderët”
-“Aeroporti jepet me koncesion”
-“GJND, më 1 dhjetor nis procesi ‘pavarësia’”
-“LDK-ja në zgjedhje me modelin ‘Mustafa’”
-“Editoriali - Biznesi anti-UÇK dhe gazetaria spekulative” 

“Epoka e Re”:

-“Goditet rëndë shërbimi sekret serb – Qehaja: Arrestimi i tre serbëve – hap i mirë, por jo i mjaftueshëm – A synonte shërbimi sekret serb krijim rrëmujash civile në Kosovë dhe vrasje të ndjeshme që prekin politikën?”
-“Kuvendi i Republikës së Kosovës në një seancë të veçantë ka shqyrtuar Raportin Financiar të Buxhetit të Kosovës për vitin 2008 – Thaçi ‘bombardon’ opozitën”
 

“Infopress”:

-“Policia e Kosovës arrestoi prodhuesit e dëshmive të rreme për transplantim organesh – Dështon komploti ndaj UÇK-së”
-“Kosova ka Kushtetutë moderne”
-“1700 projekte në 2008”
-“Kompletohet Gjykata Kushtetuese”
-“Dy pamjet e teatrit tonë”
-“Editorial – Miui stepes”
-“Vala me  çmime të njejta edhe në Shqipëri” – PTK 

“Lajm”:

-“Tre serbë të arrestuar akuzohen për aktivitete kriminale në Kosovë – Ofronin 100 000 euro për të dëshmuar kundër UÇK-së”
-“Tkurrja e NATO-s, konfirmim i stabilitetit”
-“Në mungesë të Ligjit për shërbimin civil, dhjetëra zyrtarë të larguar nga detyra vazhdojnë t’i marrin pagat duke qëndruar në shtëpitë e tyre – Të suspenduarit me fat!”
-“Shpenzimet e (pa)arsyetuara”
-“Kompletohet Gjykata Kushtetuese”


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek