Kosova ka hyrë në një epokë të re, tha sot presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu gjatë përurimit të bibliotekës ''Ibrahim Rugova'' në Gjakovë, një objekt i ri i ndërtuar me një infrastrukturë moderne dhe me një fond të madh librash.
Në përurim ishin edhe zyrtarë të lartë të institucioneve të vendit, përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues të familjes Rugova e tjerë.
“Kosova
ka hyrë në një epokë të re të zhvillimeve të saj, pikërisht duke iu
përulur punës së madhe të shumë njerëzve të dijes, por edhe të
sakrificës dhe ky kombinim ka qenë më i miri, për të pasur lirinë e
sotme”, tha Sejdiu.
“Unë
shpreh gjithmonë respektin më të madh për binomin simbolizues të ecjes
sonë, presidentin Ibrahim Rugova dhe komandantin Adem Jashari'' theksoi
ai.
Sejdiu i dhuroi bibliotekës një komplet të veprave të studiuesit, intelektualit dhe presidentit, Ibrahim Rugova.
| Tiranë | 19 | °C | |
| Prishtinë | 16 | °C | |
| Ulqin | 18 | °C | |
| Shkup | 16 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |