POLICIA E TIRANËS, NË SHËRBIM NDAJ KOMUNITETIT

POLICIA E TIRANËS, NË SHËRBIM NDAJ KOMUNITETIT

Shërbimet me standarde të larta për  ndërhyrjet më të shpejta ndaj çdo rasti ngjarjesh kriminale, ndihma e menjëhershme ndaj publikut, si drejtimet kryesore të vizionit të ri të Policisë së Tiranës, kanë rritur efektivitetin e  bashkëpunimit të saj me qytetarët.
Për vetë rëndësinë që paraqet kryeqyteti, që në fakt përcjell fytyrën e vetë shtetit, shërbimi i Policisë së Shtetit është përfshirë në integrimin drejt progresit dhe modernizimit në gjithë pikëpamjet paralel me pjesët e tjera të shoqërisë së re demokratike.
"Vlerësimi i komunitetit si partner kryesor i Policisë ka qenë dhe mbetet sfida më e re për ne, një sfidë që nuk mund të përballohet pa arritur një imazh të besueshëm të punonjësit të policisë në sytë e publikut, ndaj dhe përpjekjet e strukturave të policisë së Kryeqytetit kanë qenë maksimale", shprehet për ATSH-në, drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.
Zbatimi i filozofisë së policimit në komunitet si sfidë e strukturave të Rendit ka ndikuar drejtpërsëdrejtë në rritjen e besimit të publikut ndaj policisë dhe përpjekjeve në luftën pa kompromis ndaj krimit. 
Nga ana tjetër, parandalimi i krimit, një komponent i rëndësishëm në ndihmë të punës së strukturave për hetimin e krimit ku ndihmon dhe proçesi i shtrirjes së komisariateve të policisë në seksione të policimit në komunitet, pritet të jetë edhe më frytdhënëse. 
Drejtori i Policisë së Qarkut të Tiranës, Tonin Vocaj, ndërsa flet për rritjen e bashkëpunimit Polici-komunitet, tregon aktorët me ndikim pozitiv në rezultatet e arritura në këto drejtime. 
"Strukturat e Rendit në kryeqytet kanë punuar ngushtësisht me partnerë të tjerë si strukturat arsimore, komunitetin e biznesit, mediat, një numër të konsiderueshëm OJF-sh me programe dhe projekte konkrete".
Përmes tyre është synuar krijimi i urave të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit Komunitet – Polici; formatizimi e një shërbimi policor profesional dhe bashkëkohor; rritje e pranisë së shërbimeve të policisë në komunitet sa më afër qytetarëve dhe zgjidhjes së problemeve të tyre; forcimin e llogaridhënies në institucionet përkatëse, bashkëbisedimi me komunitetin për zgjidhjen e problemeve, rritja e transparencës dhe komunikimit me mediat, etj. 
Sipas kreut të Policisë së Tiranës, "ky proçes kompleks ka kërkuar punë dhe përkushtim nga të gjithë me qëllim që Policia të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, që ajo të shndërrohet në një strukturë civile e jo brutale që t’i shërbejë komunitetit".
Në kryerjen e detyrave funksionale të Policisë së Tiranës vlerësohet se përgjegjësitë kanë qënë shumëfish më të mëdha në shërbim të kryeqytetit, ndaj dhe ndikim pozitiv kanë dhënë reformat e kryera në Polici.
Kështu, sipas Vocajt, ky proçes është në rrugë të mbarë, imazhi i Policisë dhe besimi i komunitetit tek policia po rritet dita-ditës, ç'ka reflektojnë informacionet e përditshme të nga grupet e interesit në Tiranë, si qytetarët, komuniteti i biznesit, shkollat, mediat në veçanti  në drejtim të sqarimit dhe goditjes së veprimtarive kriminale dhe autorëve të tyre.
Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë është sot metropoli kryesor i vendit ku jeton rreth 1/3 e popullsisë së përgjithshme, qyteti ku kryqëzohen të gjitha arteriet politike, ekonomike, sociale dhe kulturore. Por njëkohësisht Tirana është dhe qyteti më i preferuar nga të gjithë elementët keqbërës apo grupet kriminale.
Nisur nga ky këndvështrim dhe duke vlerësuar më shumë nevojën për rend dhe siguri publike, strukturat e rendit dhe të hetimit të krimit të Policisë së Tiranës janë angazhuar me seriozitet dhe përkushtim për të realizuar të gjitha detyrat që i ngarkon ligji, ku përfshihet riorganizimi i  strukturave të saj.  
Me miratimin e strukturës së re të Policisë së Tiranës dhe komisariateve në varësi, seksionet e posaçme të hetimit të krimit të ndara sipas veprave penale të kryera, përmirësimet e bëra e kanë  formatuar një strukturë policore efikase e fleksibile në luftën kundër krimit, menaxhimin e burimeve njerëzore, materiale dhe financiare. 
Gjithçka sipas Vocajt, kanë përshtatur shkallën e inkuadrimit të policisë për numër popullsie sipas parametrave europianë. "Më e rëndësishme është se ka progres në konceptet e punonjësve të policisë, ku secili merr përgjegjësinë e funksionit, detyrës, ç'ka vjen si pasojë e zbatimit me sukses të reformave të institucionit dhe reformimit të vetë punonjësve të policisë", shprehet Vocaj.
Zbatimi për herë të parë i konceptit të Patrullës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për Tiranën, ka kërkuar kohë dhe punë voluminoze, planifikim disa-mujor dhe përpjekje reale bashkëpunimi midis Misioneve ICITAP & PAMECA dhe Policisë së Shtetit. 
Struktura e re e Patrullës së Përgjithshme që është në fokus të vëmëndjes në mënyrë graduale dhe të pashmangshme ka ndryshuar prezantimin e shërbimit policor në Shqipëri. Në ndryshim nga shërbimet tradicionale të Policisë, në të ardhmen do të jetë më fuqiplotë në konstatimin dhe ndëshkimin e kundravajtësve administrative në fushën e qarkullimit rrugor si dhe do të kryejë proçedura të para të hetimit të krimit, shprehet Vocaj.    
Sipas tij, veprimi profesional, prezantimi etik në publik, integriteti moral e qytetar dhe qëndrimi human në sjelljen në detyrë, bën reale atë ç'ka publiku kërkon nga Policia e Shtetit, me synim, që të shndërrohet në shërbimin policor Shqiptar e denjë përkrah agjensive Euro-Atlantike të zbatimit të ligjit

 Tregues gjithnjë në rritje drejt goditjes në kohë të hetimit të krimit, e në veçanti atij të organizuar, janë drejtime të tjera ku Policia e Tiranës ka përqëndruar punën e vet. 
Krimi është një fenomen global, që aktualisht shqetëson të gjitha vendet më të zhvilluara të Evropës e më gjerë. Përpjekjet që bëjnë institucionet ligj zbatuese, përmes tyre edhe policia, janë maksimale për t’a luftuar krimin dhe siguruar qytetarët. 
"Duke marrë parasysh specifikat e Tiranës si metropoli kryesor i vendit dhe duke krahasuar shifrat e kriminalitetit në raportin për numër popullsie, rezulton se Tirana sot ka një rend dhe siguri publike, tërësisht sipas parametrave europianë", shprehet drejtori i Policisë së Qarkut të Tiranës, Tonin Vocaj.
Sipas tij, shifrat janë bërë prezente herë pas here, por më i rëndësishëm është fakti se rreth 60% e kriminalitetit në shkallë vendi, përballohet nga strukturat e Policisë së Tiranës. 
"Ka një ndryshim progresiv në konceptin e evidentimit transparent të veprave penale, rritje të fuqisë zbuluese, ndërsa vihet re ulje e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, të cilat kanë qënë dhe mbeten shqetësim i komunitetit dhe i Policisë", thotë Vocaj.
Çdo fillim i marrjes me kriminalitet e ka diku arsyen e vet dhe as nacionaliteti dhe gjendja sociale e kriminelit nuk japin përgjigje për sjelljet e aktorëve që merren me to. 
"Pavarësisht evidentimit gjithnjë në rritje të veprave penale në 4 vitet e fundit, gjë që shpreh drejtpërsëdrejti elementë të parandalimit të veprimtarisë kriminale e keqbërëse në territor, mbetet e rëndësishme se me të njëjtat kapacitete njerëzore dhe funksionale, treguesit profesional të menaxhimit dhe drejtimit kanë rritur fuqinë goditëse të krimit në masën 18 % më shumë në se vitet e mëparshme", shprehet Vocaj.
Ndër arritjet e strukturave të Rendit në kryeqytet gjatë 4 viteve të fundit, ai rendit rezultatet konkrete në luftën kundër krimit. 
"Nga strukturat e hetimit të krimit dhe komisariateve në varësi në sajë të shkëmbimit në kohë të informacioneve janë kapur 1012 persona në kërkim, falë bashkëpunimit me zyrën e Interpol Tiranës, janë ekstraduar 99 persona në kërkim nga shtete të ndryshme për vepra të ndryshme penale", tha Vocaj. 
Njëkohësisht, ndërsa është marrë masa e arrestit në flagrancë për 2683 shtetas, të cilët kanë konsumuar vepra të ndryshme, janë evidentuar 8871 vepra penale, janë zbuluar tërësisht 7344 prej tyre, ose në masën prej 83 %, është intesifikuar puna në drejtim të rihetimit dhe dokumentimit të zbardhjes së ngjarjeve të mbartura nga vitet e mëparshme ku janë zbardhur dhe dokumentuar tërësisht autorësia për 156 ngjarje të vjetra.
Në 3-mujorin e parë të këtij viti, në Qarkun e Tiranës, bëri të ditur kreu i Policisë së Tiranës, janë evidentuar gjithësej 1064 vepra penale, prej të cilave janë zbuluar 823, ose 77.45 % e tyre, ku ka ndikuar rritja e cilësisë së çështjeve në ndjekje duke aplikuar me sukses metodat speciale të hetimit për zbulimin dhe goditjen në thellësi të grupeve kriminale.
Vocaj vlerëson të rëndësishëm bashkëpunimin me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku centralizimi i investigimit dhe hetimit të krimeve të rënda përmes bashkëpunimit me Prokuroritë e Tiranës, Kavajës dhe të Krimeve të Renda, ka bërë të mundur ndryshimin e metodës së  drejtimit, zbatimit me sukses të metodave bashkëkohore, mjeteve tekniko-speciale për investigimin dhe identifikimin e autorëve, dokumentimin dhe goditjen e veprimtarise kriminale në fushën e të gjitha krimeve. 
Vocaj u ndal gjithashtu në sigurinë rrugore, pasi sipas tij, nga shërbimi i qarkullimit rrugor janë organizuar dhe planifikuar kontrolle të vazhdueshme që synojnë ndërgjegjësimin e përdoruesve të mjeteve për zbatimin e legjislacionit rrugor, parandalimin e aksidenteve automobilistike; disiplinimin e lëvizjes së mjeteve dhe këmbësorëve në qëndër dhe periferi të Tiranës, duke i dhënë përparësi rritjes së sigurisë, uljes së aksidenteve në rrugë.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Trk Greek
Big Brother Albania 6, Tirana Hotels walmart coupons Office Depot Coupons bed bath and beyond coupon kohls coupons free coupons gazeta celesi Shakespeare Quotes What is ADHD Swag Quotes