BRUKSEL - TJETËR RAUND I PASUKSESSHËM NEGOCIATASH MES SLLOVENISË DHE KROACISË PËR ÇËSHTJEN E KUFIRIT

BRUKSEL - TJETËR RAUND I PASUKSESSHËM NEGOCIATASH MES SLLOVENISË DHE KROACISË PËR ÇËSHTJEN E KUFIRIT

Kroacia doli nga procesi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kufitare me Slloveninë për shkak se nuk i pranon ndryshimet e paraqitura nga Lubjana, deklaroi dje në Bruksel kryeministri slloven, Borut Pahor.
Pas takimit me shefin e diplomacisë kroate, Gordan Jandrokoviç, ai shprehu keqardhjen për veprimin kroat duke theksuar se kjo ishte një rrugë e gabuar.
Ndërkohë, Jandrokoviç konfirmoi pas raundit të ri të negociatave se sërish nuk ishte arritur ndonjë marrëveshje.
''Sllovenia ka pasur kërkesa shtesë që Kroacia nuk mund t'i pranojë për shkak se ka pranuar në tërësi propozimin paraprak të komisionerit të BE-së për Zgjerimin, Olli Rehn'', deklaroi Jandrokoviç.
Kryeministri kroat, Ivo Sanader, duke patur parasysh se Zagrebi dhe Lubjana nuk mundën të bien dakord, i propozoi dje Sllovenisë zgjidhje të re. 
Ai propozoi që të dy vendet të japin deklaratë të përbashkët, në të cilën të theksojnë se të gjitha dokumentat të cilat prezantohen nuk i paragjykojnë kufijtë midis dy vendeve.
Jandrokoviç theksoi se Kroacia dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, por shtoi se nuk do të heqë dorë nga asnjë pjesë e territorit të saj


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek