Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:
“Koha Ditore”:
-“Fërkimet mes AAK-së dhe PDK-së shoqërohen me akuza të reja – AAK-ja dhe PDK-ja, akuza mes vete për krim të organizuar – Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka kritikuar strukturat qeverisëse për rritje të shkallës së krimit të organizuar në vend, kurse përfaqësuesit e qeverisë e kanë akuzuar drejpërdrejtë atë, si ‘kapo’ të një grupi njerëzish që mbledhin reket në qytetin e Pejës. Por, asnjëra palë nuk ka sjellë dëshmi konkrete për akuzat e bëra”
-“Kosova ofron siguri të mjaftueshme, thotë shefi i UNHCR-së”
-“Falsifikuesit e vulës së Rueckerit dënohen me 29 vjet burg”
-“Berisha: Zgjedhjet në UP po i diktojnë Kuçi e Hasani” – Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit, Ajvaz Berisha
-“Salvadori i Pacollit e i Hysenit ende nuk e njeh Kosovën”
-“Tri rajone të Prizrenit duan të bëhen komuna më vete”
-“KQZ: Nuk do të përsëritet kaosi i listës së votuesve”
-“Fatos Beqiraj prioritet i Hajdukut – Sulmuesi kosovar është në listën e dëshirave të klubit të njohur kroat, Hajduk”
“Zëri”:
-“Si do të garojnë partitë në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit të këtij viti? – Partitë hyjnë të vetme në zgjedhje, koalicionet mbesin për rrethin e dytë”
-“Ashpërsohet dueli politik mes AAK-së dhe PDK-së – Qeveria po i shmang temat jetike, kurse PDK flet me gjuhë të rrugëve, thotë Haradinaj”
-“Ahtisari thotë se Kosova është shumë paqësore”
-“Qeveria mbështet vendimin për zgjedhjet dhe fton serbët të marin pjesë”
-“Tërhiqet Ajvaz Berisha – shtatë kandidatë vazhdojnë garën për rektor”
“Express”:
-“Zhurmaxhinjtë – PDK dhe AAK e shfrytëzuan maksimalisht edhe ditën e fundit të kësaj jave për t’i kënaqur militantët e tyre me akuza të ndyta në raport të njëra tjetrës. Adem Grabovci insiston për një debat me Ramush Haradinajn, ky i fundit thotë se qeveria po përpiqet ta zhvendosë vëmendjen prej problemeve reale.”
-“Si ra në kurth BIA?”
-“Lëvizin gradualisht – Ambasadori i Ligës Arabe në Kombet e Bashkuara, Yahya A. Mahmassani ka thënë se vendet e kësaj organizate janë në anën e Kosovës. Prandaj, sipas tij, priten lëvizje nga këto shtete për njohjen e pavarësisë së Kosovës.”
-“Dënohen kontrabandistët”
-“Zgjedhjet evropiane dhe Shqipëria”
“Bota Sot”:
-“Agjencia e Inteligjencës peng e SHIK-ut! - A po instalohet SHIK-u në AKI?”
-“AAK-PDK – Grabovci: Ramushi të rrëfej për pallatet, kullat, pasuritë…”
-“Shqiptarët – refugjatë në qytetin e tyre! – Mitrovica në Ditën Botërore të Refugjatëve”
-“Berisha: Do ta bëjmë realitet ëndërren e anëtarësimit në BE – Zgjedhjet në Shqipëri”
-“Të dashuruar me shqiptarët”
-“Kulmi i paqes arrihet më 1 korrik 2009!”
-“Kush nxit konflikte qytetare? – Editoriali”
-“Kriza globale po troket te dera”
“Lajm”:
-“Ish-komandanti supreme i NATO-s, Wesley Clark, ia dhuroi Kosovës uniformën e tij ushtarake, që e kishte veëshur gjatë bombardimeve kundër Serbisë – Gjenerali historik”
-“Ambasada Amerikane në Tiranë kërkon të ruhet klima paqësore për zgjedhjet e 28 qershorit – Sondazh, PD 40%, PS 38%”
-“Qeveria e Kosovës në proces të përgatitjes së dokumenteve për dhënien me koncesion të Aeroportit të Prishtinës – Me ligjin e ri”
-“Prishtina po shkatërrohet”
-“Vazhdon acarimi i raporteve mes PDK-së dhe AAK-së, reagojnë edhe AKR-ja dhe LDK-ja – Seri akuzash për veprimtari ilegale”
“Kosova Sot”:
-“Zbardhet slogani elektoral i Lidhjes Demokratike të Kosovës – LDK, ‘Ndërtojmë demokracinë’”
-“Pasuria e Haradinajt”
-“Topi bashkon Sejdiun me liderët rajonalë në Vlorë”
-“Rregullorja e UNMIK-ut pengon shpërndarjen e 20-përqindëshit”
-“Pse kapitali intelektual i mundëson Kosovës zhvillim ekonomik”
-“Editorial – Të rëndomtët kosovarë”
“Epoka e Re”:
-“Ramushi nuk del në debat, merr edhe akuzën për haraç - Grabovci, Haradinajt: Bëhu burrë, dilmë në debat – Haradinaj: Grabovci më ka ftuar në debat, por mendoj se ai në debat duhet të dalë me ndonjë prokuror publik” – Lideri i AAK-së dhe zëvendësministri i Transportit, nga PDK
-“Mandaj: Të ulen tensioned politike” - LDK
-“Makolli: Zgjedhjet të vëzhgohen edhe me kamera” – Nënkryetari i AKR-së
“Infopress”:
-“Vazhdon debati mes zv/ministrit të Transportit dhe krut të AAK-së – Grabovci i kërkon Haradinajt deklarimin e pasurisë”
-“Zbatimi i ligjit, edhe në veri”
-“Qeveria fton serbët në zgjedhje”
-“ASHAK demanton Jeremiçin”
-“Editorial – Shifrat e Jeremiçit”
-“Kështu flet Esat Mekuli”
-“Zbulohen ‘depo’ armësh në Pejë”
| Tiranë | 19 | °C | |
| Prishtinë | 16 | °C | |
| Ulqin | 18 | °C | |
| Shkup | 16 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |