Komiteti i Helsinkit kritikoi polikën e
Serbisë në Ballkan, duke evidentuar qëndrimin e Beogradit zyrtar
kryesisht ndaj Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës, dhe theksoi se një
politikë e tillë mund të kompromentojë situatën në të gjithë rajonin.
"Mungesa
e një koncepti strategjik për zhvillimin e vendit reflektohet në
politikën e brendshme të Serbisë që pas vrasjes në vitin 2003 të
kryeministrit Zoran Xhinxhiç, dhe kjo shihet edhe më qartë në polikën e
jashtme të Beogradit", theksoi Komiteti i Helsinkit në raportin e tij.
Raporti
kritikon gjithashtu ministrin e Jashtëm serb, Vuk Jeremiç për
përpjekjet e tij për sigurimin e aleatëve në vendet që drejtohen nga
regjime autoritare në Azi dhe Afrikë, me qëllim për të fituar
mbështetje lidhur me çështjen e Kosovës.
ShtypiDites