Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës për ditën e sotme:
“Koha Ditore”:
-“Ministri
i Jashtëm suedez flet për planet e Pesidencës suedeze të BE-së në
gjashtë muajt e ardhshëm – Bildt: Stabiliteti i Kosovës varet nga
zhvillimi ekonomik - Ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bildt, vendi i
të cilit pas një jave merr kryesimin e BE-së, tha se BE-ja është mësuar
të jetojë me dallimet rreth statusit të Kosovës, por problemi kryesor
që do të ndikojë në stabilitetin e adhshëm të Kosovës është gjendja
sociale dhe zhvillimi ekonomik, edhe pse deri tani fokusi ka qenë në
situatën e komplikuar politike”
-“Sarkozy rikonfirmon mbështetjen e Francës për Kosovën”
-“Doganierët e EULEX-it ndalohen nga protestuesit serbë”
-“Shtrimi i rrugës me zhavor tensionon ‘Kroin e Vitakut’”
-“‘Dikush i ka ndërruar emrat për vila në Dubai, Monte-Karlo’” – AAK regon ndaj akuzave të PDK
-“‘BE-ja nuk do ta lejojë izolimin e Kosovës’”
-“Fillojnë negociatat mes Shkupit e Athinës”
-“Vetëm fjalë për autostradën Merdare-Morinë”
“Zëri”:
-“Qeveria
dhe ICO komentojnë deklaratat e zyrtarëve serbë në lidhje me
decentralizimin - Beogradi mund të bashkëpunojë, por jo të marrë rol në
decentralizimin në Kosovë”
-“U hodh shorti për mandatet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”
-“AAK i quan shpifje akuzat e Grabovcit, nuk lejon që debati të degradojë”
-“Nuk ka përgjigje se si do të përfshihej Kosova në liberalizimin e vizave”
-“Bildt: Autoritetet e Kosovës duhet të merren më seriozisht me zhvillimin ekonomik”
-“Ende nuk dihet se kur do të emërohen ambasadorët”
-“Autostrada s’mund të ndërtohet me para të buxhetit, thotë Limaj”
-“Përgatitjet për zgjedhjet lokale 2009 – Edhe një javë afat aplikimi për certifikim, listat dorëzohen dy muaj para zgjedhjeve”
“Bota Sot”:
-“Ekstremistët serbë tentojnë të ndërpresin punët e shqiptarëve – Tensionohet situata në veri të Mitrovicës”
-“Limaj: Autostrada me transparencë dhe standarde evropiane”
-“Si mashtrohet shteti legalisht – Sigurimi i automjeteve, ana tjetër”
-“Kadare, kandidat për çmimin e madh të Spanjës”
-“Krimi kulturor në shkallë inkuizicioni”
-“Ngadalë po kthehet e djathta, por sigurt – Editoriali”
-“Raportoni në Kuvend për gjendjen e Trustit Pensional”
“Kosova Sot”:
-“Intervistë me shefin e misionit të OSBE-së, ambasadorin Verner Almhofer – Kosovarët s’i bëjnë dot vetë zgjedhjet”
-“Deputetët projektojnë superpaga”
-“Suedia, dokument për Kosovën”
-“BB: Do ta mbështesim autostradën kosovare”
-“Ja si do ta menaxhojmë UP-në”
-“Editoriali – Pasuria e politikanëve dhe hipokrizia kosovare”
“Express”:
-“Konkursi
nxori kualitet – Presidenti, Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm kanë
filluar konsultimet për caktimin e 18 emrave për Ambasadorë, nga lista
prej 51 kandidatësh.”
-“Dikush ka faj –Kush ka faj për dështimin e maturantëve?”
-“Për ndërtime – Harxhohen paratë” – Kriza financiare
-“AAK e befasuar”
-“Për vdekjen e gazetarisë”
-“Koment – Ajatollahët politikë”
“Epoka e Re”:
-“Mbahet takimi i Komitetit Ndërministror për autostradën Vërmicë-Merdare – Banka Botërore mbështet autostradën”
-“Ramushi s’e kandidon Musa Bershën në Deçan”
-“Sarkozy: Kosova ka bërë arritje të mëdha”
-“Kosova të jetë pjesë e liberalizimit të vizave”
-“Gjini: Akuzat për Dubai e Montekarlo janë shpifje”
-“Thaçi s’i komenton tensionet PDK-AAK”
-“Kryetari i kushtetueses zgjidhet të premten”
“Infopress”:
-“Analistë politikë dhe qytetarë flasin për letrën e hapur të Grabovcit drejtuar Haradinajt – Epoka e fakteve në Qeverinë Thaçi”
-“Franca e përkrah plotësisht Kosovën”
-“BB përkrah autostradën Vermicë-Merdar”
-“Prizreni, qytet i ndryshimeve të mëdha”
-“Dështoi ambicia e Bashotës?!”
-“Editorial – Ligji apo kompromisi?”
“Lajm”:
-“Qeveria
e Kosovës nuk ka mekanizëm që e parandalon pajisjen e qytetarëve
kosovarë me pasaporta biometrike të Serbisë – Shpresa në ndërgjegjen e
qytetarëve”
-“Shkurte Fejza i këndon Ibrahim Rugovës – Një këngë meritore për presidentin historik”
-“Akuzat ndërmjet PDK-së dhe AAK-së s’kanë të ndalur, prokurorët nuk aktivizohen – AAK-ja e befasuar nga Dubai dhe Monte Carlo”
-“S’ka para për autostradën”
-“Zhgënjehen të përzgjedhurit”
| Tiranë | 19 | °C | |
| Prishtinë | 16 | °C | |
| Ulqin | 18 | °C | |
| Shkup | 16 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |