PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR PËR DITËN E SOTME , DATËN 23-06-2009

PASQYRA E SHTYPIT SHQIPTAR PËR DITËN E SOTME , DATËN 23-06-2009

 

 Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar për ditën e sotme: 



     Gazeta Shqip

TOPI: SHISH E POLICIA TË KENË KUJDES ME ZGJEDHJET

     Presidenti Bamir Topi zhvilloi dje një takim me të gjithë drejtuesit e institucioneve kushtetuese në vend, ku në mënyrë të qartë i kërkoi Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe kreut të SHISH-it, që të mos ndërhyjnë në procesin zgjedhor të 28 qershorit, por të japin kontributin e tyre ligjor me qëllim që gjithçka të realizohet sipas ligjit dhe standardeve të kërkuara.

Më poshtë vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete:

Karaburuni u "shit" për një ditë drita
2400 euro në muaj! Kaq na kushton një deputet
Berisha e Rama rrëfehen për FMN-në dhe zgjedhjet

     Gazeta "Rilindja Demokratike"

URAGANI I FITORES NË GJITHË VENDIN, SHESHET VISHEN BLU, FITORJA NË PRAG

     13 premtimet kryesore të mandatit të dytë qeverisës nga heqja e vizave tek rritja e pagave dhe pensioneve, lufta kundër varfërisë, hapja e 160 mijë vendeve të reja të punës, zhvillimi i turizmit dhe nisja e negociatave për anëtarësim të plotë në BE.

Më poshtë vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete:

Berisha, mitingje madhështore në qytetet e mëdha, Lushnje, Fier, Dibër dhe Krujë
Modeli korruptiv që premton Edvin Rama
PD, mitingun më të madh në 20 vitet e fundit në Velipojë

     Gazeta Ballkan

SONDAZHI, PS DHE PD S'KAPIN MAXHORANCËN

     Kompania italiane IPR Marketing në bashkëpunim me televizionin Ora News, ka publikuar sondazhin e fundit përpara ditës së zgjedhjeve në Shqipëri, një anketim i cili zhvillohet nëpërmjet telefonatave. Nga sondazhi rezulton se PD është në avantazh me 44 për qind të votave, dhe pastaj vjen PS me 41 për qind, LSI me 5 për qind, G99 me 2.6 për qind. Sipas këtij sondazhi, koalicioni i PD-së merr 47.9 për qind të votave, ndërsa ai i PS-së 44.4 për qind të votave.  

Më poshtë vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete:

Tenderi, francezët nisin gjyqin ndaj Olldashit
Nano: Të bashkohemi si Hilari me Obamën
Rama: Plani im për Tiranën dhe Shqipërinë
Ristani: Rrezikohen zgjedhjet, sillni komisionerët

     Gazata "Standard"

SONDAZHI, PD FITON ME 14 % DIFERENCË NË ELBASAN

     "Gani Bobi" nxjerr fitues PD-në në garën e Elbasanit.Gjithashtu sipas "IPR Marketing", Partia Demokratike fiton në Shqipëri. Pas Fierit e Tiranës, sondazhi i "Gani Bobit" nxjerr fituese PD-në edhe në qarkun e Elbasanit, ku 1.600 të pyeturit se si do të dilnin zgjedhjet nëse votonin këtë diel, janë deklaruar me 51.1 për qind se do të votonin për Partinë Demokratikedhe vetëm 37 % për Partinë socialiste.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete

Aleanca e re Nano-Meta: Rama u vetpërjashtua
Një ditë me Bashën në Elbasan, atje ku banorët flasin për ndryshimin

     Gazeta Shqiptare

FLET EDI RAMA: "DO MARR 71 DEPUTETE, DO BEJ NDRYSHIM HISTORIK"

     Kreu i Partise Socialiste rrefehet ne "News 24"" Ç'do bej une kryeminister". Partia Socialiste synon te marre 71 deputete ne zgjedhjet e 28 qershorit, prej te cilave 20 per qind do te jene gra dhe 25 per qind do te jene juriste.

Disa tituj te tjere te kesaj gazete:

Topi: 28 qershori dite feste dhe jo betejash
Berisha fton te majtet: Votoni per ne
Meksi: Tensioni, partite e medha jane intolerante

     Gazeta Shekulli

REUTERS, DEBATI NE DISTANCE RAMA-BERISHA

     Perplasja, pas deshtimit te debatit publik, dy kreret u pergjigjen te njejtave pyetje per zgjedhjet dhe FMN-ne. Berisha angazhohet per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Rama skeptik per standartet e zgjedhjeve.

Disa nga titujt e tjere te kesaj gazete:

Topi: SHISH dhe policia larg duart nga zgjedhjet
Shkelja: KQZ lejon kandidate antiligjore
Deshton tryeza, Metes i pergjigjet NANO

     Gazeta "Zëri i Popullit"

ZGJEDHJET, KE DERGON DELEGACION VEZHGUESISH PER STANDARDET

     Nje delegacion prej 19 anetaresh te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes i udhehequr nga Corien Jonker, do te vizitoje Shqiperine nga 26 deri me 29 qershor per te vezhguar zgjedhjet parlamentare.

Disa nga titujt e tjere te kesaj gazete:

Rama: Do te qeveris me shqiptaret e shkuadres se ndryshimit
Klosi: Shtyllat e programit qeverises, zhvillimi rural per te luftuar varferine 
Gazeta "Koha Jonë"

NANO: RAMA, KARRIERË DUKE PëRÇARË TË MAJTËN

Më poshtë vijijnë titujt e tjerë të kësaj gazete:

Edi Rama: Berisha po na izolon si në komunizëm
Kulturë, "Korridori i shqiptarëve" me dorën e kacelit
Celet projekti, si të japësh mësim në SHBA
Tiranë. Masakt sulmojnë bankën, dështon grabitja

     Gazeta "Korrieri"

SERVET PËLLUMBI: PESË ARSYET PSE REFUZOVA NANON DHE METËN

     Daljen nga PS Meta e motivoi si një papajtueshmëri me Nanon dhe s'mund ta besoja se do inskentonte "lëvizje" të tilla 6-7 ditë para zgjedhjeve për të futur Nanon në lojë, i cili bëri thirrje për të votuar kundër Ramës

Më poshtë vijojnë titujt e tjerë të kësaj gazete
KQZ miraton votimin në 506 bare e restorante
BB: Shqipëria, rritje 2% deri në 2011
Bruksel: Ngrin aplikimi i Berishës për statustin "kandidat"
Apeli. Topi me krerët e sigurisë: 28 qershori jo ditë beteje

     Gazeta 55

SONDAZHET E FUNDIT PARA ZGJEDHJEVE: PD THELLON EPËRSINË

Sondazhet e institutit "gani Bobi" si dhe të prestigjiozëvwe italianë "IPR Marketing" konfirmuan mbrëmë thellimin e epërsisë së Sali Berishës ndaj rivalit të mekur të Partisë Socialiste.

Më poshtë vijojnë titujt e tjerë të kësaj gazete:

Opinion: Një shekull për t'u kthyer te deti
Politikë. "Ne bejmë realitet Shqipërinë në BE, punësimi, rrogat, pensionet dhe rrugët, prioritetet tona në 4 vitet e ardhshme"
Më 1 Korrik Suedia merr presidencën e BE-së, shpall si prioritet liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit.

     Gazeta "Panorama"

ISH-PRESIDENTI KANDIDATËT E PS, PADI PENALE NDAJ MOISIUT 

     Dy kandidatët e të PS për deputet , Asllan Dogjani dhe Vangjel Tavo kanë dorëzuar dje kallëzime penale në prokurori ndaj ish presidentit Moisiu për faktin se e kanë gjetur veten e tyre në listën e zezë të deputetëve

Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:

Meta e Nano në tryezën e së majtës : Pse duhet të bashkohemi për të larguar Berishën
Sondazhi, Koalicioni i PD tre pikë para aleancës së PS
Vrasja e kambistit vetëm një i dyshuar

     Gazeta "Metropol"

TOPI MBLEDHJE TË FSHEHTË ME KRERËT E SHISH, POLICISË E PROKURORISË

     Presidenti kërkon uljen e tensioneve dhe garantimin e votës. Kreu i shtetit jep Këshillat e fundit 6 ditë para votimeve.

Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:

Matura procedura per lëndët me zghjedhje dhe ankesat
PS, takimi Nano-Meta tregues dëshpërimi
Pena të arta Franceze për shqiptarët 1332-2007

 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Trk Greek