MINISTRI I JASHTĖM IRANIAN NUK DO TĖ MARRĖ PJESĖ NĖ SAMITIN E G8-s

MINISTRI I JASHTĖM IRANIAN NUK DO TĖ MARRĖ PJESĖ NĖ SAMITIN E G8-s

Prokurorët bullgarë deklaruan sot se ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, do të qëndrojë në paraburgim për 72 orë në Bullgari, përpara se Sofja të vendosë për ekstradimin apo lirimin e tij.
Agim Çeku u arrestua mbrëmë nga autoritetet bullgare në vendkalimin kufitar mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, në bazë të një urdhërarresti të Serbisë, i lëshuar në vitin 2002.
Sofja është në pritje të dokumenteve nga Interpoli dhe brenda dy ditësh do të vendosë lidhur me procedurat e ardhshme, deklaroi kryeprokurori bullgar Boris Velchev, i cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve "BTA".
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Interpolit dhe vendeve të tjera që të mos marrin parasysh kërkesat e Serbisë për arrestimin e Çekut apo liderëve të tjerë.
Çeku ishte i ftuar në Bullgari nga ish-ministri i Jashtëm Solomon Passy, i cili tha për median lokale se ish-kryeministri Çeku ishte angazhuar në një iniciativë që synon të ndihmojë Kosovën drejt anëtarësimit në NATO.
Kjo është hera e katërt që ish-kryeministri kosovar arrestohet, por autoritetet e Sllovenisë dhe Hungarisë nuk e kanë ekstraduar pranë autoriteteve të Beogradit.
Muajin e kaluar, Çeku u largua nga Kolumbia pas një urdhëri të agjencisë kolumbiane të sigurisë.
Me mbështetjen e vendeve perëndimore, Kosova shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008 dhe deri tani është njohur nga 60 vende, përfshi edhe Bullgarinë.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek