Policia greke shkatërroi një rrjet trafiku
imigrantësh mes Turqisë dhe Greqisë, nëntë anëtarë të dyshuar të të
cilit, grekë, pakistanezë dhe irakianë, janë arrestuar, bëri të ditur
sot agjencia kombëtare e shtypit Ana.
Policia
zbuloi në një apartament të grupit, në një periferi të varfër të
Athinës, tre imigrantë pakistanezë të cilët mbaheshin atje dhe ishin
bërë viktima të keqtrajtimeve që prej 10 ditësh në pritje të pagesës
nga të afërmit të çmimit të kalimit, që ishte 7 000 euro për secilin,
shtoi Ana.
Katër klientë të tjerë të grupit, pakistanezë dhe afganë, janë arrestuar për hyrje të paligjshme në vend.
Trafikantët
e dyshuar kishin një dyqan në Athinë për të pastruar paratë. Policia
sekuestroi një kamionçinë dhe katër makina që ata i përdornin për të
marrë imigrantët.
Greqia është bërë
vitet e fundit një zonë e rëndësishme e tranzitit për imigrantët e
Azisë ose të Lindjes së Mesme të cilët përpiqen të hyjnë në Evropën
Perëndimore./I.Pu./u.sh
ShtypiDites